Takim me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë së Izraelit Z. Ilirian Kokeri

Në takimin e zhvilluar sot me datë 17 Shkurt 2017, në ambientet e Inspektoratit Qendror ndërmjet Inspektorit të Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari dhe Z. Ilirian Kokeri Kryetar i Dhomës Izraelite të Tregtisë u prezantuan prioritetet dhe përpjekjet e Inspektoratit Qendror për formalizimin e inspektimeve, realizimin online të tyre nga të gjitha Inspektoratet Shtetërore me synimin për rritjen e transparencës dhe efektivitetit të ekipeve të inspektimit të të gjitha Inspektorateve Shtëtërore.
Inspektorati Qendror si institucion nën vartësinë e Kryeministrit i krijuar me ligjin 10433 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” bën drejtimin metodologjik dhe mbikqyrjen e punës së Inspektorateve Shtetërore (15 Inspektorate me 1500 Inspektorë), si dhe të Inspektorëve pranë 61 Bashkive të vendit (rreth 500 Inspektorë). Po ashtu, Inspektorati Qendror në zbatim të germës “gj”, neni 16 të ligjit 10433, ka ndërtuar e mirëmban portalin unik për realizimin e inspektimeve online.
U prezantuan si prioritete të punës së Inspektoratit Qendror për kryerjen e inspektimeve online dhe rritjen e kapaciteteve të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre të 61 Bashkive (Inspektorët Vendor):

Vendosja e kontakteve dhe shkëmbimeve Institucionet hologe në fushën e inspektimeve të Izraelit, me synimin për shkëmbimin e përvojave dhe mbi të gjitha për vendosjen e kontakteve me industrinë avantgarde të pajisjeve e sistemeve elektronike të Shtetit të Izraelit.

Po ashtu në takim u kërkua ndihma dhe mbështetja e Dhomës së Tregtisë, si dhe e biznesit Izraelit për:
Mundësimin e ofrimit të shërbimit Internet për 750 grupe Inspektimi, përmes Modemeve USB Wireless (të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre pranë Bashkive);

Mundësimin ofrimit të shërbimit për pozicionimin gjeografik të 750 grupeve të Inspektimit (të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre pranë Bashkive) në të gjithë vendin, shërbimi GPS;

Mundësimi i mbështetjes me logjistikë për Inspektoratet Shtetërore, mjete lëvizëse (100- 150)- makina për 150 grupe Inspektimi (të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre pranë Bashkive);

Për mundësimin e realizimit të regjistrimeve audio multimediale në portalin e inspektimeve online kërkohet mbështetje nga Bizneset dhe Dhomat e Tregtisë, vendase dhe të huaja, për të bërë vlerësimin e gjendjes egzistuese, shtimin dhe fuqizimin e kapacitetit (hardware dhe software) të infrastrukturës fizike e të Programeve të portalit unik të inspektimeve (e-Inspektimi), me Storage, Servers, Switch-Routers;

Gjithashtu, nga ana e Inspetkoratit Qendror konsiderohen me përparësi në planet afatshkurtra, si mundësimi i regjistrimit dhe gjurmimit elektronik online, në vendin e inspektimit të të gjithë procesit të Inspektimit (regjistrimi përmes kamerave mobile të procesit të inspektimit online, në vendin e inspektimit dhe në prani të biznesit);

Si pjesë e punës prioritare të Inspektoratit Qendror është edhe pajisja me Tableta e Inspektorëve vendore e shtetërore, të cilët do të mundësojnë pozicionimin gjeografik dhe regjistrimin online (në kohë reale) të të gjithë procesit të inspektimit për të gjitha grupet e Inspektimit të Qeverisjes Vendore, si dhe integrimi i aplikacioneve në portalin e- Inspektimi.

Në takim u ra dakord për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi ndërmjet Inspektoratit Qendror dhe Dhomës Izraelite të Tregtisë.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit