NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Ligjit Nr. 10433, datë 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të  Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit me Nr. 24, datë 03.03.2017, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit Qendror”, i ndryshuar, si dhe akteve të tjera ligjore e nën ligjore në fuqi, Inspektorati Qendror do të punësojë punonjës:

  • (nje) Sekretar Arshivë/Protokoll

Kërkesa të veçanta për kandidatët :

  • Të jetë shtetas shqiptar
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për shkenca sociale
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerje të veprave penale dhe të mos jetë në ndjekje penale aktualisht
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze, italiane dhe franceze

Të ketë eksperienca të mëparshme pune mbi nje vit.

  • Të ketë çertifikatë në programet kompjuterrike në programet Microsoft etj.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 10.04.2019, në njësinë e burimeve njerëzore të Inspektoratit Qendror, këto dokumenta:

  • Kërkesën për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të noterizuar të diplomes
  • Fotokopje e librezës së punës
  • Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë
  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore
  • Kopje të ID
  • Raport mjekësor që është i aftë për punë.
  • Kopje të çertifikateve të gjuhëve të huaja
  • Kopje të çertifikateve të përdorimit të kompjuterit

 

Kandidatët e përzgjedhur do të shqyrtohen nga komisioni, nga ku do të shpallet dhe fituesi nëpërmjet webside-it, në adresën:www@insq.gov.al

 

 

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit