RREGULLORE “Per percaktimin e procedures se inspektimeve,si nje proces i rregullt administrativ”

Fletorja Zyrtare Viti 2018–Numri 122 Faqe 3
URDHËR
Nr. 25, datë 10.8.2018 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PËR CAKTIMIN E PROCEDURËS SË INSPEKTIMEVE, SI NJE PROCES I RREGULLT ADMINISTRATIV” Në zbatim të ligjit nr. 10433, datë 16.6.2011,
“Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”; neni 16, pika 2, germa “c”, të vendimit nr. 696,datë16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit, të kompetencave të Inspektoratit Qendror dhe të rregullave për për mbajtjen dhe administrimin e portalit
unik e-Inspektimi”;kreut III,të urdhritnr.432, datë 28.9.2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr.15/2015, “Për përcaktimin e procedurave dhe mënyrave, për përdorimin e portalit unik të inspektimit e-Inspektimi”;të urdhrit nr. 13,datë 23.4.2015,“Për miratimin e manualit të përgjithshëm të inspektimit në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të vendimit nr. 1, datë 12.10.2017, të zëvendëskryeministres, znj. Senida Mesi, kryetare e “Komitetit drejtues për ristrukturimin e institucioneve të varësisë” dhe akteve të tjera nënligjore,
URDHËROJ:
1.
Miratimin e rregullores, “Për përcaktimin e procedurës së inspektimeve, si një proces i rregullt administrativ”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij urdhri.
2.
Ngarkohen, Inspektorati Qendror,inspektoratet shtetërore dhe trupat e tjera inspektuese, për zbatimin e këtij urdhri.
3.
Ky urdhër dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare, publikohet në faqen zyrtare të Inspektoratit Qendror
www.insq.gov.al,si dhe iu njoftohet inspektorateve shtetërore dhe trupave të tjera inspektuese. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
INSPEKTOR I PËRGJITHSHËM
Shkëlqim Hajdari
lexo me shume…

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit