Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për kategorinë Përgjegjës Sektori, dhe specialist për grupin e pozicioneve:
- Drejtor, Drejtoria e Trajtimit të Ankesave për Inspektimin, Sektori i Trajtimit të Ankesave (për inspektimin), pranë Inspektoratit të Përgjithshëm – Kategoria: II-1 (1 vakant)
- Përgjegjës Sektori në Sektorin e Prokurimeve dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm – Kategoria: III-2. (1 vakant)
- Specialist në Sektorin e Prokurimeve dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm – Kategoria: IV-2. (1 vakant)
Kandidatët për pozicionin “Përgjegjës Sektori” duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose “Master Shkencor”, në Shkenca Shoqërore (Sociale) ose të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë.
- Të ketë paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion;
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kandidatët për pozicionin “Specialist” duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
-
Të jetë shtetas shqiptarë;
-
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
-
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
-
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
-
Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose të jenë në vijim të ndjekjes të studimeve të ciklit të dytë master, në Shkenca Ekonomike/Juridike ose të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë.
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi penalitetit;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet që lidhen me fushën mundësisht preferohet të zotërojë titullin kontabilist i miratuar, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkurroni, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Frosina Plaku”, Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati 0, 1028, Tiranë, brenda datës 30/10/2025.