Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për kategorinë Përgjegjës Sektori dhe specialist, për grupin e pozicioneve:
• Specialist në Sektorin e Buxhetit, Menaxhimit Financiar dhe Kontabilitetit, në Drejtorinë Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm – Kategoria: IV-2. (2 vakantë)
• Specialist në Sektorin e Prokurimeve dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm Kategoria: IV-2. (2 vakantë)
Kandidatët për pozicionin “Specialist” në Sektorin e Buxhetit duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
• Të jetë shtetas shqiptarë;
• Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose të jenë në vijim të ndjekjes të studimeve të ciklit të dytë master, në Shkenca Ekonomike ose të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë.
• Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kandidatët për pozicionin “Specialist” në Sektorin e Prokurimeve dhe Shërbimeve Mbështetëse, duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
• Të jetë shtetas shqiptarë;
• Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose të jenë në vijim të ndjekjes të studimeve të ciklit të dytë master, në Shkenca Ekonomike/Juridike ose të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë.
• Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
• Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
• Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
• Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
• Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
• Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
• Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
• Dëshmi penalitetit;
• Çdo dokumentacion tjetër trajnimet që lidhen me fushën mundësisht preferohet të zotërojë titullin kontabilist i miratuar, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkurroni, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Frosina Plaku”, Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati 0, 1028, Tiranë, brenda datës 21/11/2025.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
c) vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve: që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
d) intervista me gojë ku zhvillohet intervistimi i kandidatëve, i cili synon të evidentojë formimin e përgjithshëm, si dhe vizionin e tyre mbi veprimtarinë e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe për pozicionin që konkurron.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
c) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 60 pikë;
d) për intervistën me gojë, deri në 40 pikë;
Kandidatët konkurrues kualifikohen nëse në total ka fituar mbi 70 pikë nga 100 pikë të mundshme, gjatë fazës së vlerësimit.
Intervista me gojë për pozicionet specialist do të zhvillohet në ambientet e Inspektoratit të Përgjithshëm, në datën 05/12/2025, ora 10:00.