Njoftim per Vende Vakante

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Inspektorati i Përgjithshëm shpall  procedurat e pranimit të kandidatëve për kategorinë Punonjes Pastrimi:

  • Punonjes Pastrimi në Sektorin e Prokurimeve dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm

            – Kategoria: I.   (1 vakantë)

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të jetë shtetas shqiptarë;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojnë diplomë në arsimin 9vjecar/e mesëm

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi penalitetit;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkurroni, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, date 05/01/2026, me adresë: Rruga: “Muhedin Llagami”, Kompleksi Deliorgji, Godina MD-Biznes, Kati 8, me kod postar 1023, Tiranë

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
a)      vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve: që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
b)      intervista me gojë ku zhvillohet intervistimi i kandidatëve, i cili synon të evidentojë formimin e përgjithshëm, si dhe vizionin e tyre mbi veprimtarinë e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe për pozicionin që konkurron.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a)      për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve,  deri në 60 pikë;
b)      për intervistën me gojë, deri në 40 pikë;
Kandidatët konkurrues kualifikohen nëse në total ka fituar mbi 70 pikë nga 100 pikë të mundshme, gjatë fazës së vlerësimit.
Intervista me gojë për pozicionet specialist do të zhvillohet në ambientet e Inspektoratit të Përgjithshëm, në datën 09/01/2026, ora 10:00.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit