Në zbatim të Urdhrit nr. 667 prot., datë 1.10.2025, të Inspektorit të Përgjithshëm, “Për ngritjen e komisionit të brendshëm për marrjen e punonjësve me kontratë në Inspektoratin e Përgjithshëm”, Inspektorati i Përgjithshëm bën shpalljen e vendeve vakante të punës për pozicionet:
- Shofer, në Sektorin e Prokurimeve dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, –
-Kategoria: III (2 vakantë)
KËRKESAT QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI
- Të jetë shtetas shqiptarë;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojnë diplomë të arsimit të mesëm/ 9 vjeçar;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
- Fotokopje të diplomës të shkollës së mesme e noterizuar apo 8 vjeçare;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
- Dëshmi penaliteti;
- Fototkopje të pantentës
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkurroni, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina Biznes MD, Kati 8, 1023, Tiranë, brenda datës 20.02.2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
a) vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve: që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
b) intervista me gojë ku zhvillohet intervistimi i kandidatëve, i cili synon të evidentojë formimin e përgjithshëm, si dhe vizionin e tyre mbi veprimtarinë e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe për pozicionin që konkurron.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 60 pikë;
b) për intervistën me gojë, deri në 40 pikë;
Kandidatët konkurrues kualifikohen nëse në total ka fituar mbi 70 pikë nga 100 pikë të mundshme, gjatë fazës së vlerësimit.
Intervista me gojë për pozicionet specialist do të zhvillohet në ambientet e Inspektoratit të Përgjithshëm, në datën 26/02/2026, ora 10:00.