Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM Nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM Nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM Nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, konkurrimit për ngritjen në detyrë dhe nga jashtë sistemit të inspektimit, në Inspektoratin e Përgjithshëm, për grupin e pozicioneve:
- Përgjegjës Sektori, Sektori i Koordinimit të Inspektimeve Online dhe Statistikës, në Inspektoratin e Përgjithshëm
– Klasa III-1 ( 1 vakantë)
- Lëvizja Paralele
Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.
Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “Përgjegjës Sektori”, në Sektorin e Koordinimit të Inspektimeve Online dhe Statistikës.
- Të jetë shtetas shqiptarë;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire”;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në një nga fushat: informatike dhe teknologji informacioni (informatikë, inxhinieri informatike, elektronike, sisteme informacioni, teknologji informacioni), statistikë dhe analiza e të dhënave (statistikë, data science, matematikë e aplikuar), ekonomike dhe menaxheriale (ekonomi, menaxhim, financë, analitikë ekonomike), juridike dhe administrim publik (drejtësi, administrim publik, politika publike), ose fusha të afërta, në përputhje me funksionin e koordinimit të inspektimeve online, përpunimit të të dhënave dhe raportimit statistikor, sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar.
- Për pozicionin “përgjegjës sektori” kandidati duhet të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin “inspektor” në drejtorinë rajonale, 2 (dy) vjet në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një) vit në Inspektoratin e Përgjithshëm.
- Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programve bazë kompjuterike (MS Offise; Word; Excel; Power Point)
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin “Përgjegjës Sektori”, në Sektorin e Koordinimit të Inspektimeve Online dhe Statistikës:
- Organizon, bashkërendon dhe kontrollon punën e inspektorëve; harton dhe miraton
- programet vjetore/mujore; mbikëqyr punën e specialistëve.
- Siguron bashkërendimin midis strukturave qendrore dhe vendore, me qëllim shmangien e
- mbivendosjeve dhe realizimin e inspektimeve të përbashkëta.
- Organizon këshillimin dhe miratimin e programeve vjetore/mujore të inspektimit.
- Monitoron të dhënat nga sistemi e –“Inspektimi; analizon raporte statistikore për shkeljet,
- riskun dhe masat korrigjuese.
- Harton dhe publikon raporte statistikore mujore, tremujore dhe vjetore, duke siguruar
- transparencë për publikun dhe institucionet.
- Mbështet zhvillimin e treguesve të performancës; ofron ekspertizë statistikore për
- planifikimin dhe vlerësimin e riskut.
- Monitoron funksionimin e sistemit unik elektronik eInspektimi dhe raporton
- problematikat përkatëse.
- Përgatit materiale vizuale dhe infografike; standardizon dhe administron të dhënat
- statistikore.
- Monitoron platformën digjitale dhe raporton problematikat teknike.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për lëvizjen paralele, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 17.03.2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 24/03/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele.
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 3/04/2026, ora 09:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi VKM nr.16.8.2013,“Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit të kompetencave të Inspektoratit Qendror dhe të rregullave për përmbajtjen dhe administrimin e portalit unik “e-inspektimi”;
- Njohuritë mbi VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
- intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë
- Ngritja në detyrë
Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë ose me procedurën e pranimit nga jashtë sistemit të inspektimeve.
Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “Përgjegjës Sektori”, në Sektorin e Koordinimit të Inspektimeve Online dhe Statistikës:
- Të jetë shtetas shqiptarë;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire”;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional në një nga fushat: informatike dhe teknologji informacioni (informatikë, inxhinieri informatike, elektronike, sisteme informacioni, teknologji informacioni), statistikë dhe analiza e të dhënave (statistikë, data science, matematikë e aplikuar), ekonomike dhe menaxheriale (ekonomi, menaxhim, financë, analitikë ekonomike), juridike dhe administrim publik (drejtësi, administrim publik, politika publike), ose fusha të afërta, në përputhje me funksionin e koordinimit të inspektimeve online, përpunimit të të dhënave dhe raportimit statistikor, sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm.
- Për pozicionin “përgjegjës sektori” kandidati duhet të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin “inspektor” në drejtorinë rajonale, 2 (dy) vjet në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një) vit në Inspektoratin e Përgjithshëm.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar;
- Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Offise; Word; Excel; Power Point)
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penalitetit;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për ngritje në detyrë duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 17/03/2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 24/03/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 16/04/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 16/04/2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Nuredin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi VKM nr.16.8.2013,“Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit të kompetencave të Inspektoratit Qendror dhe të rregullave për përmbajtjen dhe administrimin e portalit unik “e-inspektimi”;
- Njohuritë mbi VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
- Eksperiencat e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë;
- Intervista me gojë deri në 40 (dyzet) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 20 pikë;
- Konkurrimi nga jashtë sistemit
Procedura e konkurrimit nga jashtë vetëm në mungesë të kandidatëve konkurrues nga sistemi i karrierës.
Kriteret e përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për një krim ose kundërvajtje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna në 5 vitet e fundit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, analize dhe prezantimi.
Kriteret e arsimit:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në një nga fushat: informatike dhe teknologji informacioni (informatikë, inxhinieri informatike, elektronike, sisteme informacioni, teknologji informacioni), statistikë dhe analiza e të dhënave (statistikë, data science, matematikë e aplikuar), ekonomike dhe menaxheriale (ekonomi, menaxhim, financë, analitikë ekonomike), juridike dhe administrim publik (drejtësi, administrim publik, politika publike), ose fusha të afërta, në përputhje me funksionin e koordinimit të inspektimeve online, përpunimit të të dhënave dhe raportimit statistikor, sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar.
- Të ketë të paktën 5 (një) vit përvojë pune në profesion;
- Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Offise; Word; Excel; Power Point)
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Kriteret e përvojës:
- Të ketë të paktën vit eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin dhe mbikëqyrjen e platformave elektronike të inspektimeve;
- Të ketë aftësi për të analizuar dhe raportuar mbi të dhënat e mbledhura nga sistemet online;
- Të ketë aftësi të mira teknike për mirëmbajtjen dhe përdorimin e sistemeve elektronike;
- Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative;
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office: Word, Excel, PowerPoint);
- Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
Kritere shtesë të veçanta:
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në projekte ndërkombëtare ose bashkëpunime institucionale ndërkombëtare në fushën e sistemeve online;
- Preferohet të ketë trajnime dhe certifikime që lidhen pozicionin.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penalitetit;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për jashtë sistemit, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 17/03/2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 24/03/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 16/04/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 16/04/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi VKM nr.16.8.2013,“Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit të kompetencave të Inspektoratit Qendror dhe të rregullave për përmbajtjen dhe administrimin e portalit unik “e-inspektimi”;
- Njohuritë mbi VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
- Eksperiencat e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë deri në 10 pikë;