Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të vkm nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të vkm nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të vkm nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, si dhe njoftimit për shpallje vende vakante të datës 03.03.2026, njofton se:
Në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe të kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim për procedurën lëvizje paralele dhe ngritjen në detyrë nuk ka kandidatë aplikues ndërsa për procedurën jashtë sistemit kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e konkurrimit për pozicionin:
• Inspektor i Planifikimit Vlerësimit dhe Monitorimit të Riskut, në Drejtorinë e Vlerësimit të Riskut dhe Metodologjisë së Inspektimeve, – Klasa IV-1
Znj Redona Tragaqi (Jashtë sistemit)