NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM Nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM Nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM Nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, konkurrimit për ngritjen në detyrë dhe nga jashtë sistemit të inspektimit, në Inspektoratin e Përgjithshëm, për grupin e pozicioneve:

  • inspektor, Sektori i Vlerësimit të Karrierës dhe Performancës Inspektuese, në Inspektoratin e Përgjithshëm

– Klasa VI-1 ( 1 vakantë)

  1. Lëvizja Paralele

Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.

Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “inspektor”, në Sektorin e Vlerësimit të Karrierës dhe Performancës Inspektuese:

  • Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar.
  • Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin “inspektor”, në Sektorin e Vlerësimit të Karrierës dhe Performancës Inspektuese është:

  • Përgatit dhe administron formularët e vlerësimit të performancës dhe dokumentacionin shoqërues për secilin inspektor.
  • Mbledh, verifikon dhe përpunon të dhënat mbi performancën dhe ecurinë në karrierë të inspektorëve, duke siguruar saktësi dhe dokumentim të plotë.
  • Siguron që proceset e vlerësimit të zhvillohen sipas afateve dhe rregullave ligjore dhe njofton përgjegjësin e sektorit për çdo parregullsi të konstatuar.
  • Harton raporte individuale dhe analitike mbi rezultatet e vlerësimit të performancës dhe identifikon nevojat për zhvillim profesional.
  • Mbështet proceset e dokumentimit për ngritje në detyrë, lëvizje paralele dhe zhvillim në karrierë, duke verifikuar përmbushjen e kritereve nga kandidatët.
  • Siguron komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me sektorë të tjerë, inspektorate dhe njësi të burimeve njerëzore për sigurimin e të dhënave dhe dokumentacionit të nevojshëm.
  • Përpunon dhe analizon të dhëna krahasuese për performancën e inspektorëve, për të identifikuar tendenca dhe problematika.
  • Sekretariati teknik për KREK dhe Komisionin Disiplinor:

Asiston funksionimin e sekretariatit teknik për Komisionin e Rekrutimit dhe Ecurisë në Karrierë dhe për Komisionin Disiplinor të inspektorëve, duke:

  • administruar dhe arkivuar dosjet përkatëse;
  • përgatitur dosjet për mbledhje dhe materialet shoqëruese;
  • hartuar draft-procesverbalet dhe shkresat standarde;
  • ndjekur njoftimet, dërgesat dhe afatet procedurale;
  • garantuar konfidencialitetin dhe integritetin e dokumentacionit.
  1. Asiston përgjegjësin e sektorit në zbatimin e politikave dhe objektivave strategjike të DEKI.
  2. Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga eprori, në funksion të veprimtarisë së sektorit.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për lëvizjen paralele, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 09.04.2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 15/04/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele.

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 21/04/2026, ora 10:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi vkm nr. 409, datë 16.07.2025,“Për përcaktimin e afateve të testimit fillestar, intervaleve të testimit periodik, si dhe të procedurës së provimit e të kritereve  të vlerësimit;
  • Njohuritë mbi vkm nr. 406, datë 16.07.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit disiplinor në Inspektoratin e Përgjithshëm”;
  • Njohuritë mbi vkm nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”;
  • Njohuritë mbi vkm nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”.

 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë  40 (dyzet) pikë;
  2. intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë
  • Ngritja në detyrë

Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë ose me procedurën e pranimit nga jashtë sistemit të inspektimeve.

  • Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “inspektor”, në Sektorin e Vlerësimit të Karrierës dhe Performancës Inspektuese:
  • Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penalitetit;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për ngritje në detyrë duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 13/04/2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 17/04/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04/05/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 04/05/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi vkm nr. 409, datë 16.07.2025,“Për përcaktimin e afateve të testimit fillestar, intervaleve të testimit periodik, si dhe të procedurës së provimit e të kritereve  të vlerësimit;
  • Njohuritë mbi vkm nr. 406, datë 16.07.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit disiplinor në Inspektoratin e Përgjithshëm”;
  • Njohuritë mbi vkm nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”;
  • Njohuritë mbi vkm nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
  • Eksperiencat e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 40 (dyzet) pikë;
  3. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 20 pikë;
  • Konkurrimi nga jashtë sistemit

Procedura e konkurrimit nga jashtë vetëm në mungesë të kandidatëve konkurrues nga sistemi i karrierës.

Kriteret e përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për një krim ose kundërvajtje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna në 5 vitet e fundit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, analize dhe prezantimi.

Kriteret e arsimit:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në fushat juridike, inxhinierike dhe teknike, mjekësore dhe shëndetësore, agro-ushqimore dhe veterinare, ekonomike, mjedisore, arsimore, turizëm, industri dhe teknologji, ose fusha të afërta, në përputhje me objektin e sektorit dhe sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara nga institucionet përgjegjëse sipas legjislacionit shqiptar.

Kriteret e përvojës:

  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin dhe mbikëqyrjen e platformave elektronike të inspektimeve;
  • Të ketë aftësi për të analizuar dhe raportuar mbi të dhënat e mbledhura nga sistemet online;
  • Të ketë aftësi të mira teknike për mirëmbajtjen dhe përdorimin e sistemeve elektronike;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office: Word, Excel, PowerPoint);
  • Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.

Kritere shtesë të veçanta:

  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në projekte ndërkombëtare ose bashkëpunime institucionale ndërkombëtare në fushën e sistemeve online;
  • Preferohet të ketë trajnime dhe certifikime që lidhen pozicionin.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penalitetit;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për lëvizjen paralele, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 13/04/2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 17/04/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën jashtë sistemi.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04/05/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 04/05/2026, ora 13:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi vkm nr. 409, datë 16.07.2025,“Për përcaktimin e afateve të testimit fillestar, intervaleve të testimit periodik, si dhe të procedurës së provimit e të kritereve  të vlerësimit;
  • Njohuritë mbi vkm nr. 406, datë 16.07.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit disiplinor në Inspektoratin e Përgjithshëm”;
  • Njohuritë mbi vkm nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”;
  • Njohuritë mbi vkm nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
  • Eksperiencat e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 60 pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 30 pikë;
  3. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë deri në 10 pikë;

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit