NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM Nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM Nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM Nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall  procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, konkurrimit për ngritjen në detyrë dhe nga jashtë sistemit të inspektimit, në Inspektoratin e Përgjithshëm, për grupin e pozicioneve:

  • Përgjegjës Sektori, Sektori i Planifikimit Vlerësimit dhe Monitorimit të Riskut, në Drejtorinë e Vlerësimit të Riskut dhe Metodologjisë së Inspektimeve, në Inspektoratin e Përgjithshëm

– Klasa III-1 ( 1 vakantë)

  1. Lëvizja Paralele

Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.

Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “Përgjegjës Sektori”, në Sektorin e Planifikimit Vlerësimit dhe Monitorimit të Riskut.

  • Të jetë shtetas shqiptarë;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
  • Të jetë i konfirmuar n pozicione me funksione inspektimi brenda  të njëjtës kategori;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire”;
  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose “Master Shkencor”, në Shkenca                fushat juridike, ekonomike, inxhinierie dhe teknike, mjekësore dhe shëndetësore, agro-ushqimore dhe veterinare, ekonomike, mjedisore, arsimore, turizëm, industri dhe teknologji, ose të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
  • Për pozicionin “përgjegjës sektori” kandidati duhet të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin “inspektor” në drejtorinë rajonale, 2 (dy) vjet në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një) vit në Inspektoratin e Përgjithshëm.
  • Të ketë  aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
  • Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programve bazë kompjuterike (MS Offise; Word; Excel; Power Point)
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin “Përgjegjës Sektori”, në Sektorin e Planifikimit Vlerësimit dhe Monitorimit të Riskut është:

  • Harton dhe paraqet te drejtori planet strategjike dhe operative të monitorimit të riskut; duke përcaktuar prioritetet sektoriale;
  • Përditëson planet sipas ndryshimeve në nivelin e riskut dhe rekomandon masa për përmirësim;
  • Zhvillon dhe paraqet treguesit e performancës për monitorimin e riskut, përmes përcaktimit dhe përdorimit të indikatorëve matës që vlerësojnë efektivitetin dhe efikasitetin e planeve të monitorimit dhe masave të marra për menaxhimin e riskut;
  • Siguron që rezultatet e analizës së riskut të përdoren si bazë për përcaktimin e prioriteteve dhe shpërndarjen e burimeve në procesin inspektues, nëpërmjet integrimi të vlerësimit të riskut në programimin e inspektimeve;
  • Analizon prirjet dhe zhvillimet e metodologjive, përmes identifikimit të risqeve sektoriale dhe hartimit të modeleve të reja metodologjike për përmirësimin e procesit të vlerësimit dhe monitorimit të riskut;
  • Monitoron zbatimin e planeve të vlerësimit të riskut, ndjekë zbatimin e rekomandimeve për përmirësim dhe të sigurojë vëzhgimin e vazhdueshëm të ndryshimeve në nivelin e riskut;
  • Koordinon me sektorë të tjerë dhe me institucione të tjera për harmonizimin e metodologjive dhe planifikimin e riskut;
  • Zhvillon modele dhe metodologji për vlerësimin e riskut, si dhe siguron vazhdimësinë dhe përmirësimin e tyre;
  • Koordinon me sektorët dhe institucionet për planifikimin e monitorimin e riskut, si dhe të siguron bashkëpunimin ndërinstitucional për vlerësimin e riskut;
  • Mbështet optimizimin e burimeve dhe të siguron përdorimin e teknologjisë dhe sistemeve elektronike në procesin e monitorimit të riskut;
  • Siguron mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore për nevoja analize dhe planifikimi të veprimtarisë inspektuese mbi bazë risku;
  • Grumbullon dhe përgatitë analiza dhe raporte për mbështetjen e vendimmarrjes, të propozon rekomandime për menaxhimin e riskut dhe të zhvillon tregues të performancës për monitorimin e tij;
  • Organizon trajnime dhe ofron mbështetje për vlerësimin e riskut, si dhe jep asistencë teknike për përmirësimin e kapaciteteve në këtë fushë;
  • Ushtron çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i drejtorisë.
  • Shqyrton dhe analizon performancën e inspektorëve qendrorë dhe raporton shkeljet e konstatuara.
  • Përgatit raporte periodike mbi realizimin e objektivave dhe veprimtarinë e sektorit.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penalitetit;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për lëvizjen paralele, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 10/04/2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 16/04/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele.

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 22/04/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë  40 (dyzet) pikë;
  2. intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë
  • Ngritja në detyrë

Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë ose me procedurën e pranimit nga jashtë sistemit të inspektimeve.

Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “Pëgjegjës Sektori”, në Sektorin e Planifikimit Vlerësimit dhe Monitorimit të Riskut

Të jetë shtetas shqiptarë;

  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire”;
  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose “Master Shkencor”, në Shkenca                fushat juridike, ekonomike, inxhinierie dhe teknike, mjekësore dhe shëndetësore, agro-ushqimore dhe veterinare, ekonomike, mjedisore, arsimore, turizëm, industri dhe teknologji, ose të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
  • Për pozicionin “përgjegjës sektori” kandidati duhet të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin “inspektor” në drejtorinë rajonale, 2 (dy) vjet në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një) vit në Inspektoratin e Përgjithshëm.
  • Të ketë  aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
  • Të ketë njohuri të mira të procedurave administrative;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office: Word, Excel, PowerPoint);
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penalitetit;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për ngritje në detyrë, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 14/04/2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 20/04/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 05/05/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 05/05/2026, ora 14:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
  • Eksperiencat e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 40 (dyzet) pikë;
  3. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 20 pikë;
  • Konkurrimi nga jashtë sistemit

Procedura e konkurrimit nga jashtë vetëm në mungesë të kandidatëve konkurrues nga sistemi i karrierës.

Kriteret e përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për një krim ose kundërvajtje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna në 5 vitet e fundit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, analize dhe prezantimi.

Kriteret e arsimit:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në një në një nga fushat: ekonomi, statistikë, administrim publik, shkenca mjedisore, menaxhim risku, inxhinieri, ose fusha të tjera të afërta sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara nga institucionet përgjegjëse sipas legjislacionit shqiptar.

Kriteret e përvojës:

  • Të ketë të paktën 5 vit eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në vlerësimin dhe menaxhimin e riskut në aktivitetet e inspektimit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në përgatitjen e analizave dhe raporteve mbi vlerësimin e riskut;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative lidhur me analizën dhe vlerësimin e riskut;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike dhe programeve specifike të analizës së riskut (MS Office: Word, Excel, PoëerPoint);
  • Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.

Kritere shtesë të veçanta:

  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në projekte ndërkombëtare apo në bashkëpunime institucionale ndërkombëtare në fushën e vlerësimit dhe menaxhimit të riskut;
  • Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në fushën e vlerësimit të riskut dhe administrimit publik.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penalitetit;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 16/04/2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 20/04/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën jashtë sistemit.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 05/05/2026,  ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 05/04/2026, ora 15:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
  • Eksperiencat e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 60 pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 30 pikë;
  3. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë deri në10 pikë;

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit