Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, konkurrimit për ngritjen në detyrë , në Inspektoratin e Përgjithshëm, pozicioni:
- Kryeinspektor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Tiranë
– Klasa III-I (1 vakantë)
- Lëvizja Paralele
Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.
Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin Kryeinspektor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Tiranë.
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” ose diplomë të nivelit “Master Profesional” ose diplomë të nivelit “Master i Shkencave” /“Master profesional ,të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike” ose të barazvlefshme me to, në fushat: Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/ Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit / Mercologji / Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore / Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ /Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor /Agronomi e Përgjithshme/ Inxhineri Agromjedisi /Inxhinieri kimike / Inxhinieri mjedisi (kur lidhet me sigurinë ushqimore); Inxhinieri industriale (në fushën e prodhimit ushqimor); Shkencat e Natyrës ku perfshihen: Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi; Shkenca Ekonomike/ Shkenca Juridike/ Diploma në fushën e Sigurisë ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Kryeinspektor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Tiranë është:
- Organizon, koordinon dhe menaxhon punën me cilësi dhe efektivitet për kryerjen e veprimtarisë inspektuese të drejtorisë rajonale, në fushat e saj përgjegjëse.
- Organizon punën për analizimin dhe menaxhimin e riskut për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, produktet e mbrojtjes së bimëve dhe inputet bujqësore.
- Organizon punën për trajnimin e certifikimin e inspektorëve të kontrollit te ushqimit, ushqimit për kafshë, mbrojtës së bimëve dhe inputeve bujqësore.
- Autorizon kryerjen e kontrolleve zyrtare në përputhje me planin vjetor të kontrolleve zyrtare me bazë risku të miratuar apo të akteve / urdhrave të veçantë ose të përgjithshëm të nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Ministri dhe /ose Kryeministri.
- Autorizon kryerjen e inspektimit në funksion të procesit të licencimit, si dhe procesit të miratimeve paraprake për njësitë e tregtimit dhe thertoret edhe lëshimin e shkresës përkatëse.
- Autorizon kryerjen e kontrollit zyrtar në rastet e një kërkese nga OB/ ankesë/denoncimi apo informacione të marrë nga të tretët, nëse krijohet dyshimi i arsyeshëm për shkeljen e kërkesave ligjore.
- Autorizon kryerjen e kontrollit zyrtar në kushtet e flagrancës kur nga inspektori konstatohet shkelja e një kërkese ligjore brenda fushës së tij të inspektimit.
- Vendos për shtyrjen e kohëzgjatjes së autorizimit të inspektimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimin.
- Vendos për zëvendësimin e inspektorëve gjatë inspektimit, sipas ligjit; Siguron nënshkrimin e të gjitha akteve zyrtare, njoftimeve dhe informacioneve që dalin nga drejtoria si dhe siglimin e të gjitha shkresave dhe akteve zyrtare që mbërrijnë pranë protokollit.
- Siguron planifikimin, koordinimin e punës, menaxhimin e riskut në nivel rajonal, zbatimin dhe raportimin e të gjitha aktiviteteve të kryera nga strukturat e Drejtorisë Rajonale.
- Mbikëqyr kryerjen e praktikave dhe proceduarve të unifikuara të kontrollit zyrtar në fushën e sigurisë ushqimore, për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, produktet e mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore në qarkun përkatës dhe kërkon nga DP. AKU asistencë teknike të specializuar apo trajnime në rastet kur është e nevojshme.
- Mbikëqyr kryerjen e kontrolleve paraprake zyrtare për të vërtetuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare dhe veterinare, verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e pikave të tregtimit të mishit dhe licencimin e operatorëve të biznesit ushqimor, ushqimit për kafshë, produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore.
- Mbikëqyr kontrollin zyrtar dhe është përgjegjës për menaxhimin e riskut dhe marrjen e masave parandaluese e korrigjuese në lidhje me njoftimet që vijnë nga RASFF dhe/ ose ankesa nga burime të tjera informative për qarkun e tij, në fushën e sigurisë ushqimore, duke siguruar të dhëna të sakta dhe kthimin e përgjigjeve në Drejtorinë e Përgjithshme.
- Mbikëqyr kontrollin zyrtar të ushqimeve, ushqimeve për kafshë, produkteve të mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, PMV, shëndetit të kafshëve, të importuara/eksportuara dhe tranzit në Pikën e Inspektimit Kufitar që ka nën varësi.
- Mbikëqyr dhe koordinon funksionimin efiçent të Pikave të Inspektimit Kufitar që ka nën varësi si dhe infrastrukturën, pajisjet, stafin, disiplinën në punë.
- Bashkëpunon me pushtetin vendor, policinë e rendit dhe institucione e tjera për kryerjen e veprimeve të përbashkëta ndërhyrëse në fushën e sigurisë ushqimore.
- Siguron informacione të nevojshme në funksion të procesit të vlerësimit të riskut në fushën e sigurisë ushqimore.
- Koordinon punën për menaxhimin efikas të burimeve njerëzore dhe financiare të drejtorisë.
- Kryen procesin e vlerësimit të rezultateve në punë, si dhe mbikëqyr administrimin e dokumentacionit në drejtorinë rajonale.
- Vlerëson dhe miraton paraprakisht planet vjetore të drejtorisë me qëllim përmbushjen e funksioneve të shërbimeve të brendshme të institucionit në përputhje me rregulloren e brendshme të funksionimit të institucionit.
- Merr pjesë dhe kontribuon në hartimin e Projekt-Buxhetit afatmesëm me qëllim sigurimin e burimeve materiale për realizimin e objektivave të drejtorisë.
- Shpërndan punën mes sektorëve, inspektoreve dhe specialistëve të drejtorisë rajonale përkatëse, në përputhje me ligjet/vendimet/udhëzimet e miratuara apo procedurat dhe standarde të tjera me qëllim që të sigurohet cilësia dhe realizimi në kohë i objektivave të planifikuara.
- Siguron nënshkrimin e të gjitha akteve zyrtare, njoftimeve dhe informacioneve që dalin nga drejtoria si dhe siglimin e të gjitha shkresave dhe akteve zyrtare që mbërrijnë pranë protokollit.
- Përgatit raportin vjetor për veprimtarinë e drejtorisë rajonale të AKU- së, sipas formatit dhe udhëzimeve të Drejtorit të përgjithshëm të AKU-së.
- Çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga legjislacioni në fuqi dhe Drejtori i Përgjithshëm
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën për pozicionin ku aplikohet, për lëvizjen paralele, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 27/04/ 2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 30/04/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele.
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 12/05/2026, ora 10:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Njohuri mbi ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar,
- Njohuri mbi ligjin nr. 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave ‘Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre’”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
- Njohuri mbi ligjin Nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 ‘Për mbrojtjen e bimëve’.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
- intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë
2. NGRITJA NË DETYRË
Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë
- Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin Kryeinspektor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Tiranë.
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” ose diplomë të nivelit “Master Profesional” ose diplomë të nivelit “Master i Shkencave” /“Master profesional ,të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike” ose të barazvlefshme me to, në fushat: Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/ Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit / Mercologji / Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore / Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ /Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor /Agronomi e Përgjithshme/ Inxhineri Agromjedisi /Inxhinieri kimike / Inxhinieri mjedisi (kur lidhet me sigurinë ushqimore); Inxhinieri industriale (në fushën e prodhimit ushqimor); Shkencat e Natyrës ku perfshihen: Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi; Shkenca Ekonomike/ Shkenca Juridike/ Diploma në fushën e Sigurisë ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
- Për pozicionin “Kryeinspektor Rajonal”, kandidati duhet të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin Përgjegjës Sektori në Drejtorinë Rajonale, 2 (dy) vite përvojë pune në Drejtorinë Qendrore të Inspektorateve Qendrore apo të Strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një) vit përvojë pune në Inspektoratin e Përgjithshëm.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për ngritje në detyrë duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 29/04/2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 01/05/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 14/05/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 14/05/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Njohuri mbi ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar,
- Njohuri mbi ligjin nr. 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave ‘Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre’”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
- Njohuri mbi ligjin Nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 ‘Për mbrojtjen e bimëve’.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
- Eksperiencat e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë;
- Intervista me gojë deri në 40 (dyzet) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 20 pikë;