Inspektorja e Pergjithshme e Inspektoratit Qendror, anetare e Grupit Nderinstitucional te Punes per Hartimin e Planveprimit “Partneritet per Qeverisje te Hapur”

Iniciativa Open Government Partnership ( www.opengovpartnership.org ) është lançuar në shtator të vitit të kaluar dhe bashkëkryesohet nga presidentët Barack Obama dhe Dilma Roussef të SHBA-ve dhe Brazilit, me anëtarë të parë, shtetet që kanë firmosur Deklaratën e OGP-së: Indonezia, Meksika, Norvegjia, Filipinet, Afrika e Jugut, Britania e Madhe.
I pranishëm në ceremoninë e lançimit të iniciativës së OGP-së në New York, më 21 shtator 2011, Kryeministri z. Sali Berisha u shpreh: “Shqipëria është një vend që po bën përpjekjet më serioze në drejtim të një qeverisje më transparente. Në këtë Forum, Shqipëria gjen një frymëzim dhe angazhohet të zbatojë një për një të gjitha zotimet e angazhimet që rrjedhin nga anëtarësia në këtë nismë.”

Ndërsa në letrën e pranimit të Shqipërisë në OGP, datuar në 2 gusht 2011, ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo shkruan ndër të tjera: “Vendi im, vitet e fundit ka shënuar arritje në luftën kundër korrupsionit dhe kthimin e qeverisjes në më të hapur dhe transparente për qytetarët. Jam i sigurt që pjesmarrja e Shqipërisë në OGP do të bëjë të mundur që të mësojmë nga eksperiencat e vendeve të tjera dhe gjithashtu Shqipëria t’i paraqesë vendeve anëtare apo aspirante në OGP sfidat dhe sukseset e saj në këtë fushë.”
Ne zbatim te Urdherit te Kryeministrit Nr. 104, date 28.12.2011, eshte ngritur Grupit Nderinstitucional te Punes per Hartimin e Planveprimit “Partneritet per Qeverisje te Hapur” dhe me ane te Urdherit te Kryeministrit Nr. 14, date 20.02.2013, “Per nje shtese dhe ndryshim ne Urdherin 104, date 28.12.2011, te Kryeministrit “Per ngritjen e Grupit Nderinstitucional te Punes per Hartimin e Planveprimit “Partneritet per Qeverisje te Hapur””, Inspektorja e Pergjithshme behet anetare e ketij Grupi Nderinstitucional.

Ne linkun e meposhtem do te gjeni angazhimin e Qeverise Shqiptare per nje Partneritetit për Qeverisje te Hapur, OGP, e cila është një nismë e re shumëpalëshe që synon të sigurojë angazhime konkrete nga ana e qeverive për të nxitur transparencën, fuqizimin e qytetarëve në vendimmarrje, luftën kundër korrupsionit, dhe të shfrytëzojë teknologjitë e reja për të forcuar qeverisjen, angazhim i cili shprehete me projektin konkret te portalit ” e-inspection” i cili po ngrihet dhe do te mbahet nga Inspektorati Qendror.

http://www.opengovpartnership.org/commitments/e-inspection-portal/
Bashkëlidhur gjeni:

Urdhri nr. 14 datë 20.02.2013 “Për një shtesë dhe ndryshim në urdhrin nr.104 datë 28.12.2011, të Kryeministrit, “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e plan veprimit “Partneritet për Qeverisje të Hapur”

Urdhrin nr. 104 datë 28.12.2011 të Kryeiministrit, “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e plan veprimit “Partneritet për Qeverisje të Hapur

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit