Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Inspektoratit Qendror, Rritje Albania dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave Tregtare me titull ” Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale dhe Reforma në Inspektim”

Sot u nënshkrua një Marrëveshje Mirëkuptimi ndërmjet Inspektoratit Qendror, Rritje Albania dhe Drejtorisë se Përgjithshme të Patentave dhe Markave Tregtare me titull ” Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale dhe Reforma ne Inspektim”.

Biznes Albania, e mbështetur nga projekti Rritje Albania/USAID, do të organizojë në muajt Prill-Qershor disa tryeza të rrumbullakta me pjesëmarrjen e kompanive të interesuara në rrethet Tiranë, Fier, Shkodër, Korçë, Durrës.

Qëllimi është që të rrisim ndërgjegjësimin e kompanive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, në mbrojtjen e pronësisë industriale si dhe një trainim i plotë falas për të njohur procedurat e plota për patentat, markat tregtare, standartet e cilësisë, sistemin e inspektimit qendror, regjistrimin e dizajnit industrial etj.

Ftojmë të interesuar në këto rrethe të shprehin interesimin e tyre për pjesëmarrje në këto tryeza trainimi dhe informimi.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit