Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të njoftimit për shpallje të datës 16.06.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:
POZICIONI VAKANT
- Pozicioni: Inspektor
- Struktura: Sektori i Inspektimit të Menaxhimit të Mbetjeve dhe Shkarkimeve të Lëngëta në Drejtorinë e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave
- Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
- numri i vendeve vakante 1 (një)
- Klasa IV-1
- JASHTE SISTEMIT TË INSPEKTIMIT
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional”, në shkencat e Inxhinieri e Mjedisit, Klima dhe Mjedisi, Kimi Industriale, Mbrojtje Mjedisi, Menaxhimi i Burimeve Natyrore, Agromjedis Ekologji.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
- Të ketë përvojë profesionale në fushën e mjedisit, monitorimit mjedisor, vlerësimit të ndikimit mjedisor ose inspektimi mjedisor;
- Të ketë përvojë në kryerjen e inspektimeve në terren, evidentimin e shkeljeve dhe hartimin e procesverbaleve, raporteve teknike ose akteve administrative;
- Të ketë njohuri të legjislacionit shqiptar në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të mbetjeve, lejeve mjedisore dhe burimeve ujore, si dhe procedurave administrative;
- Të jetë i gatshëm për lëvizje dhe inspektime në terren në të gjithë territorin sipas nevojave të institucionit;
- Të ketë aftësi komunikimi, punë në grup dhe përballimi të situatave gjatë inspektimit në terren;
- Të ketë aftësi në hartimin e raporteve teknike, analizave dhe dokumentacionit tekniko-ligjor në fushën e Mjedisit dhe të Ujërave;
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office, Word, Excel, PowerPoint);
- Preferohet të jetë njohës i gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së;
- Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në fushën e kërkuar ose administrimit publik.
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Kryen inspektime në territor për veprimtarinë e paligjshme mjedisore mbi menaxhimin e mbetjeve dhe shkarkimeve të lëngëta dhe krimeve mjedisore që parashikohen nga legjislacioni në fuqi, në përputhje me programet e miratuar të punës dhe porositë e rekomandimet e veçanta të instancave eprore.
- Kryen inspektime mbi zbatimin e dispozitave ligjore për ato aktivitete të cilat janë të paautorizuara/pa leje mjedisore nga autoritet përgjegjëse për lejimin dhe licencimin e aktiviteteve të tilla, në përputhje me programet e miratuara të punës dhe porositë e rekomandimet e veçanta të instancave eprore.
- Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e inspektimit;
- Në zbatim të detyrave që i ngarkohen, ushtron kontrolle dhe verifikime të drejtpërdrejta, për problematikat të veçanta që përfshihen në objektin e veprimtarisë së sektorit;
- Evidenton rezultatet e kontrollit dhe së bashku me mendimin e tij raporton konkluzionet tek përgjegjësi i sektorit;
- Sipas porosive të eprorëve, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme që lidhen me korrespondencën zyrtare të institucionit, duke nënshkruar kopjen e dokumentit që arkivohet;
- Mban kontakt të vazhdueshëm me Drejtoritë Rajonale të IKMT-së në lidhje me evidentimin e problemeve të ndryshme dhe zgjidhjeve të tyre, shkëmbimin e informacionit të nevojshëm si dhe çështje të tjera;
- Në funksion të ushtrimit të iniciativës legjislative nga institucioni, merr pjesë në grupet e posaçme të punës, të ngritura me urdhër të veçantë të Kryeinspektorit, për hartimin e projekt akteve ligjore dhe nënligjore.
- DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
- Dëshmi Penaliteti;
- Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt, vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
- AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë.
- Afati i fundit: 06/07/2026
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën nga jashtë sistemit 09/07/2026
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 27/07/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 27/07/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
- FUSHAT E TESTIMIT
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 10448/2011 i ndryshuar me nr.52/2020 “Për Lejet e Mjedisit”;
- Njohuritë mbi ligjin nr 9115/2003 i ndryshuar me ligjin nr. 34/2013 “Për Trajtimin Mjedisor të Ujërave të Ndotura”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 10431/2011 i ndryshuar me ligjin nr. 53/2020 “Për Mbrojtjen e Mjedisit”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 29/2024 “Për Burimet Ujore”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje me:
- Legjislacionin e sipërcituar, njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- Vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 (dhjetë) pikë.