Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të njoftimit për shpallje të datës 16.06.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:
- POZICIONI VAKANT
- Pozicioni: Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Inspektimit të Industrive dhe Veprimtarisë Prodhuese
- Struktura: Drejtoria e Inspektimit te Mjedisit dhe Ujërave
- Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Numri i vendeve vakante 1 (një)
– Klasa III-2
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të zotërojë Diplomë master shkencor ose profesional 120 kredite me kohëzgjatje 2 vite akademike, në shkencat e Inxhinierisë së Mjedisit, Klima dhe Mjedisi, Kimi Industriale, Mbrojtje Mjedisi, Agromjedis Ekologji.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
- Të ketë njohuri të legjislacionit Shqiptar në fushën e mjedisit dhe kuadrit rregullator përkatës;
- Të ketë përvojë profesionale jo më pak se 3-5 vjet në fushën e mjedisit, monitorimit mjedisor, vlerësimit të ndikimit mjedisor ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri dhe përvojë në zbatimin e sistemeve të menaxhimit mjedisor.
- Të ketë aftësi në hartimin e raporteve teknike, analizave dhe dokumentacionit tekniko-ligjor në fushën e mjedisit dhe të Ujërave.
- Të ketë aftësi shume të mira organizative, koordinuese dhe drejtuese për menaxhimin e veprimtarisë së sektorit.
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike ( MS Office, Word, Excel, PowerPoint)
- Të jenë njohës të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të Bashkimit Europian.
- Preferohet të ketë trajnime, konferenca dhe certifikime në fushën e e kërkuar dhe administrimit publik.
- Studimet pasuniversitare, ndjekja e studimeve doktorale, aktiviteti akademik dhe publikimet shkencore në fushën e mjedisit përbëjnë avantazh në procesin e përzgjedhjes
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Kryen inspektime për zbatimin e dispozitave ligjore për industritë dhe veprimtaritë prodhuese që shfrytëzojnë rezervat ujore, shkarkojnë në trupa ujorë, shkaktojnë ndotje të peizazhit të subjekteve që nuk kanë një autorizim/leje mjedisore nga autoritetet përgjegjëse për lejimin dhe licencimin e aktiviteteve të tilla;
- Organizon dhe drejton punën në sektor, programon ngarkesën e punës të sektorit në përgjithësi, ndan detyrat si dhe zonat e mbulimit, për çdo specialist dhe ndjek zbatimin e tyre sipas afateve përkatëse;
- Mban përgjegjësi të drejtpërdrejt për realizimin e detyrave të sektorit;
- Ndjek dhe kontrollon punën për trajtimin efektiv dhe brenda afateve, të praktikave të korrespondencës administrative, të adresuar pranë sektorit;
- Organizon punën për përgatitjen dhe paraqitjen për miratim ose dijeni pranë instancave eprore të programeve të punës, materialeve me karakter informues dhe/ose propozues, informacioneve statistikore;
- Kontrollon punën e vartësve dhe në rast se vëren mangësi, bën propozimet përkatëse në instancat shtetërore për marrjen e masave disiplinore;
- Jep mendimin e tij për aktet procedurale të mbajtura nga Sektori në varësi, si dhe për probleme të veçanta që ngarkohen për trajtim dhe vlerësim dhe ia paraqet eprorit;
- Nënshkruan personalisht të gjitha aktet e dala dhe procedurat/procesverbalet e mbajtura nga sektori;
- Në përputhje me programin vjetor të punës, përgatit programet mujore në nivel sektori dhe drejton punën për zbatimin rigoroz të tyre;
- Harton metodika kontrolli për njohjen dhe zbatimin e ligjit nga drejtoritë rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në përputhje me objektin e veprimtarisë së sektorit;
- Ndjek drejtpërdrejt ushtrimin e veprimtarisë së inspektimit dhe kontrollit për zbatimin e ligjshmërisë në përputhje me objektin e veprimtarisë së sektorit që mbulon dhe informon eprorët mbi konkluzionet përkatëse.
IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë
- Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
- Dëshmi Penaliteti;
- Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt, vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë.
Afati i fundit: 09/07/2026
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën nga jashtë sistemit 13/07/2026
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 30/07/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 30/07/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
VI. FUSHAT E TESTIMIT
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” I ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 10448/2011 i ndryshuar me nr.52/2020 “Për Lejet e Mjedisit”;
- Njohuritë mbi ligjin nr 9115/2003 i ndryshuar me ligjin nr. 34/2013 “ Për Trajtimin Mjedisor të Ujërave të Ndotura”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 10431/2011 i ndryshuar me ligjin nr. 53/2020 “ Për Mbrojtjen e Mjedisit”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 29/2024 “Për Burimet Ujore”.
VII. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;