NJOFTIM PËR SHPALLJE FITUESI

Komisionit i Rekrutimit dhe Ecurisë në Karrierë, pranë Inspektoratit të Pergjithshëm, i ngritur me anë te urdhrit nr… 394, datë 27.02.2026, “Per ngritjen e Komisionit të Rekrutimit dhe Ecurise në Karriere, pranë Inspektoratit të Pergjithshëm, për zhvillimin e procedurës së konkurrimit per pozicionet “Drejtor/Përgjegjës Sektori/Inspektor” në Inspektoratin e Pörgjithshem”,, si dhe nezbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqiperise”, si dhe te ligjit nr.7961,datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqiperise”, i ndryshuar, te vkm nr. 330, date 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Pørgjithshëm””, te vkm nr. 712, datë 26.11.2025, “Për percaktimin e rregullave të hollësishme per funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurise në karrierë”, te vkm nr. 778, datë 19.12.2025, “Per perzgjedhjen, emerimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, në perfundim të procedures të pranimit të kandidateve njofton se per pozicionin:

• Inspektor, në Sektorin e Inspektimit për Trajnime dhe Aftësim Profesional, në Drejtorinë e Ecurise në Karrierë me klasë page IV-1.

Kandidatet fitues eshtë:

1. Znj. Redona Tragaqi

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit