Inspektoratet shtetërore

Riorganizimi i Trupave Inspektuese

Një nga dy drejtimet kryesore të reformës së inspektimeve është ai që lidhet me organizimin dhe funksionimit e trupave inspektuese. Për t’i përgjigjur problemeve organizative të identifikuara si fragmentimi i inspektorateve, tipologjitë e ndryshme organizative te përdorura si dhe dobësitë koordinatave, reformat do të synojë reduktimin e numrit të trupave inspektuese përmes bashkimeve dhe shkrirjeve të tyre sipas parimit “Një inspektorat për një ministri”. Në praktikë, ky parim është i mundshëm në shumicën e ministrive dhe trupave inspektuese të tyre.

 

Një ri-organizim i tillë premton fuqizimin organizativ të trupave inspektuese, përqendrimin e forcave dhe burimeve, rritjen e shanseve për koordinim vertikal dhe horizontal. Ndërkaq ky riorganizim jep efekte edhe ne drejtim te rritjes se shkalles se njohjes dhe informimit te vete subjekteve qe inspektohen. Ndaj riorganizimi i inspektorateve pritet te këtë efekte pozitive.

 

Thelbi i rolit të Inspektoratit Qendror, në riorganizimin e trupave inspektuese përmblidhet në:

  • Udhëheqjen programore dhe metodologjike të inspektimeve
  • Koordinimin e inspektimeve
  • Monitorimin dhe vlerësimin e performancës së përgjithshme
  • Trajnimin dhe testimin e inspektorëve

 

Sistemi organizativ trekëndor: Inspektorat Shtetëror në varësinë e një ministrie, vetë ministria e linjës dhe Inspektorati Qendror, së bashku me kompetencat dhe rolet përkatëse përben një sistem check and balance që vlerësohet se do të mund të zhvillohet ne mënyrë harmonike të tillë që të sigurojë arritjen e qëllimeve të reformës në inspektim.

Listat e verifikimeve

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit