
Inspektorati i Përgjithshëm njofton se, në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të VKM nr. 330, datë 11.06.2025 “Për organizimin dhe funksionimin të Inspektoratit të Përgjithshëm”, dhe në vijim të Urdhrit nr. 42, datë 2 mars 2026, ka nisur procesin e mbikëqyrjes në terren të procedurave të inspektimit të kryera nga inspektoratet qendrore dhe vendore në të gjithë vendin.
Mbikëqyrja do të drejtohet nga Zv/ Inspektori i Përgjithshëm dhe do të realizohet nga strukturat përgjegjëse pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me qëllim garantimin e zbatimit të unifikuar, ligjor dhe të standardizuar të procedurave të inspektimit.

Të gjitha inspektoratet qendrore dhe vendore janë të detyruara të bashkëpunojnë me trupat mbikëqyrëse dhe të paraqesin brenda afateve përkatëse listat e subjekteve për t’u inspektuar, sipas kërkesave të përcaktuara në urdhër.
Ky proces synon rritjen e transparencës, forcimin e integritetit institucional dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve inspektuese për qytetarët dhe bizneset.
Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë raportimin periodik mbi ecurinë e mbikëqyrjes në terren.



