
Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, ishte i pranishëm në analizën vjetore të ISHMT ku u vlerësua puna dhe angazhimi i kësaj strukture në një sektor me rëndësi të veçantë për ekonominë.
Gjatë vitit 2025, ISHMT ka vijuar forcimin e rolit të tij në garantimin e sigurisë së produkteve në treg dhe mbrojtjes së konsumatorit, në zbatim të Ligjit nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj ka sjellë një qasje të re më bashkëpunuese, parandaluese dhe të orientuar drejt riskut, duke modernizuar mënyrën e ushtrimit të inspektimeve.
Fokusi kryesor i veprimtarisë inspektuese është përqendruar në sektorë me risk të lartë për sigurinë publike, përfshirë: mbikëqyrjen e ashensorëve dhe pajisjeve ngritëse, produkteve elektrike dhe mekanike, pajisjeve të gazit, instrumenteve matëse dhe parapaketimeve, si dhe kontrollin e produkteve kimike, detergjentëve, tekstileve dhe lodrave. Një komponent me rëndësi të veçantë ka qenë gjithashtu lufta kundër mallrave të falsifikuara dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Analiza vjetore evidenton rritjen e transparencës institucionale, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe konsolidimin e kapaciteteve profesionale. Po ashtu, përcakton objektivat prioritare për vitin pasardhës, me synimin për të garantuar një treg më të sigurt, më konkurrues dhe të përputhshëm me standardet evropiane.



