Intervista në Televizionin Shqiptar e Inspektores së Përgjithshme, Zj. Mimoza HAJDARMATAJ

Reforma e Inspektorateve, objektivat e Inspektoratit Qendror, rritje e transparencës në inspektime drejt biznesit.

Inspektorja e përgjithshme flet rreth reformës ne inspektime, për organizimin dhe funksionimin e trupave inspektuese. Kjo reformë synon reduktimin e numrit të trupave inspektuese përmes bashkimit dhe shkrirjes së tyre sipas parimit një inspektorat për një ministri.

Një riorganizim i tillë premton fuqizimin organizativ te trupave inspektuese, përqendrimin e forcave dhe burimeve e rritja e shanseve për koordinim vertikal dhe horizontal. Ndërkaq ky organizim jep efekt edhe në drejtim të shkallës së njohjes dhe informimit të vetë subjektit që inspektohet.

Afati kohor për inspektimin e biznesit do të ulet rreth 15 ditë nga 45 ditë që është aktualisht, gjithashtu sipërmarrja private do te njoftohet 2 dite para për kryerjen e kontrolleve nga ana e inspektorëve.

Intervista e plotë e Inspektores së Përgjithshme në TVSH:

Pjesa e parë e instervistës së Inspektores së Përgjithshme

Pjesa e dytë e instervistës së Inspektores së Përgjithshme

Pjesa e tretë e instervistës së Inspektores së Përgjithshme

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit