Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM Nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM Nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM Nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, konkurrimit për ngritjen në detyrë dhe nga jashtë sistemit të inspektimit, në Inspektoratin e Përgjithshëm, për grupin e pozicioneve:
- Përgjegjës Sektori, Sektori i Mbikëqyrjes për Inspektimet e Punës dhe të Tregut, në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Inspektorateve Qendrore, në Inspektoratin e Përgjithshëm
– Klasa III-1 ( 1 vakantë)
- Lëvizja Paralele
Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.
Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “Përgjegjës Sektori”, në Sektorin e Sektori i Mbikëqyrjes për Inspektimet e Punës dhe të Tregut.
- Të jetë shtetas shqiptarë;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire”;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në fushat studimi që lidhen drejtpërdrejt me mbikëqyrjen e inspektimeve të punës dhe/ose të tregut, përfshirë në mënyrë jo shteruese:
– për mbikëqyrjen e punës: juridike, administrim publik, ekonomi, financë, kontabilitet, burime njerëzore, marrëdhënie pune, siguri dhe shëndet në punë, shkenca sociale;
– për mbikëqyrjen e tregut: inxhinieri dhe teknologji, kimi, inxhinieri kimike, biokimi, teknologji materiali, standardizim dhe menaxhim cilësie, teknologji informacioni, si dhe juridike në fushën tregtare, të konsumatorit dhe të pronësisë intelektuale; ose fusha të afërta, sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm.
- Të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin “inspektor” në drejtorinë rajonale, 2 (dy) vjet në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një) vit në Inspektoratin e Përgjithshëm;
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin “Përgjegjës Sektori”, në Sektorin e Mbikëqyrjes për Inspektimet e Punës dhe të Tregut është:
- Merr pjesë në hartimin dhe ndjek zbatimin e objektivave afatshkurtra dhe afatmesme të Drejtorisë së Mbikëqyrjes të Inspektorateve Qendrore.
- Merr pjesë në hartimin e programit vjetor dhe programeve mujore të mbikëqyrjes së inspektorateve qendrore, për fushën e inspektimeve të punës dhe mbikëqyrjes së tregut.
- Përgjigjet për realizimin e mbikëqyrjes online dhe monitorimin periodik të inspektimeve të kryera nga inspektorati qendror përgjegjës për inspektimet e punës dhe mbikëqyrjes së tregut, përmes sistemit “e-Inspektimi”, si dhe raporton lidhur me rezultatet e tyre.
- Organizon dhe drejton punën brenda sektorit për realizimin e mbikëqyrjes online dhe në terren të veprimtarisë inspektuese në fushën e inspektimeve të punës dhe mbikëqyrjes së tregut.
- Organizon dhe mbikëqyr hartimin e raporteve përfundimtare të mbikëqyrjes online dhe në terren dhe i paraqet këto raporte Drejtorit të DMIQ-së.
- Merr pjesë në përgatitjen e raportit vjetor të inspektimeve për inspektoratin qendror të punës dhe mbikëqyrjes së tregut.
- Analizon problematikat e konstatuara gjatë veprimtarisë inspektuese dhe propozon masa korrigjuese për përmirësimin e saj.
- Analizon dhe propozon përmirësime të metodologjive dhe standardeve të unifikuara të inspektimit, në përputhje me specifikat e fushës së inspektimeve të punës dhe mbikëqyrjes së tregut.
- Analizon dhe propozon përmirësime funksionale dhe procedurale të sistemit “e-Inspektimi”.
- Shqyrton dhe analizon vlerësimin e performancës së veprimtarisë inspektuese të inspektorëve qendrorë për fushën që mbulon.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për lëvizjen paralele, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 11/03/2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 18/03/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele.
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 31/03/2026, ora 14:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi vkm nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”;
- Ligji nr.10480, datë 17.11.2011, “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve jo ushqimore”, i ndryshuar;
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
- intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë
- Ngritja në detyrë
Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë ose me procedurën e pranimit nga jashtë sistemit të inspektimeve.
- Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “Përgjegjës Sektori”, në Sektorin e Mbikëqyrjes për Inspektimet në Shëndetësi.
- Të jetë shtetas shqiptarë;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire”;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional në fushat studimi që lidhen drejtpërdrejt me mbikëqyrjen e inspektimeve të punës dhe/ose të tregut, përfshirë në mënyrë jo shteruese:
– për mbikëqyrjen e punës: juridike, administrim publik, ekonomi, financë, kontabilitet, burime njerëzore, marrëdhënie pune, siguri dhe shëndet në punë, shkenca sociale;
– për mbikëqyrjen e tregut: inxhinieri dhe teknologji, kimi, inxhinieri kimike, biokimi, teknologji materiali, standardizim dhe menaxhim cilësie, teknologji informacioni, si dhe juridike në fushën tregtare, të konsumatorit dhe të pronësisë intelektuale; ose fusha të afërta, sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm.
- Të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin “inspektor” në drejtorinë rajonale, 2 (dy) vjet në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një) vit në Inspektoratin e Përgjithshëm;
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penalitetit;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për ngritje në detyrë duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 14/03/2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 18/03/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 10/04/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 10/04/2026, ora 12:30, ranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi vkm nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”;
- Ligji nr.10480, datë 17.11.2011, “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve jo ushqimore”, i ndryshuar;
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
- Eksperiencat e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë;
- Intervista me gojë deri në 40 (dyzet) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 20 pikë;
- Konkurrimi nga jashtë sistemit
Procedura e konkurrimit nga jashtë vetëm në mungesë të kandidatëve konkurrues nga sistemi i karrierës.
Kriteret e përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për një krim ose kundërvajtje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna në 5 vitet e fundit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, analize dhe prezantimi.
Kriteret e arsimit:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në fushat studimi që lidhen drejtpërdrejt me mbikëqyrjen e inspektimeve të punës dhe/ose të tregut, përfshirë në mënyrë jo shteruese:
– për mbikëqyrjen e punës: juridike, administrim publik, ekonomi, financë, kontabilitet, burime njerëzore, marrëdhënie pune, siguri dhe shëndet në punë, shkenca sociale;
– për mbikëqyrjen e tregut: inxhinieri dhe teknologji, kimi, inxhinieri kimike, biokimi, teknologji materiali, standardizim dhe menaxhim cilësie, teknologji informacioni, si dhe juridike në fushën tregtare, të konsumatorit dhe të pronësisë intelektuale; ose fusha të afërta, sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara nga institucionet përgjegjëse sipas legjislacionit shqiptar.
Kriteret e përvojës:
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin dhe mbikëqyrjen e platformave elektronike të inspektimeve;
- Të ketë aftësi për të analizuar dhe raportuar mbi të dhënat e mbledhura nga sistemet online;
- Të ketë aftësi të mira teknike për mirëmbajtjen dhe përdorimin e sistemeve elektronike;
- Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative;
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office: Word, Excel, PowerPoint);
- Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
Kritere shtesë të veçanta:
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në projekte ndërkombëtare ose bashkëpunime institucionale ndërkombëtare në fushën e sistemeve online;
- Preferohet të ketë trajnime dhe certifikime që lidhen pozicionin.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penalitetit;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për lëvizjen paralele, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 14/03/2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 18/03/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 10/04/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 10/04/2026, ora 13:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”;
- Ligji nr.10480, datë 17.11.2011, “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve jo ushqimore”, i ndryshuar;
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
- Eksperiencat e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë deri në 10 pikë;