Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM Nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM Nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM Nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për kategorinë zëvendësinspektori i Përgjithshëm, në Inspektoratin e Përgjithshëm:
- Zëvendësinspektor i Përgjithshëm, në Inspektoratin e Përgjithshëm- Klasa II-1
( 1 vakantë)
Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “Zëvendësinspektor i Përgjithshëm”në Inspektoratin e Përgjithshëm:
- Të jetë shtetas shqiptarë;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire”;
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose “Master Shkencor”, në Shkenca fushat juridike, ekonomike, inxhinierie dhe teknike, mjekësore dhe shëndetësore, agro-ushqimore dhe veterinare, ekonomike, mjedisore, arsimore, turizëm, industri dhe teknologji, ose të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
- Të ketë paktën 2 (dy) vite përvojë pune në profesion, në pozicionin kryeinspektor qendror ose drejtor drejtorie qendror / strukturë tjetër inspektuese ose Inspektoratin e Përgjithshëm;
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:
- Zëvendësinspektori i Përgjithshëm kontribuon në garantimin e zbatimit të politikave, standardeve dhe rregullave në fushën e inspektimit, me qëllim rritjen e efektivitetit, transparencës, ligjshmërisë dhe profesionalizmit të sistemit të inspektimit;
- Kontribuon në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave, standardeve dhe procedurave në fushën e inspektimit;
- Mbështet koordinimin dhe monitorimin e veprimtarisë së inspektorateve qendrore dhe strukturave të tjera inspektuese, me qëllim shmangien e mbivendosjes së kompetencave dhe rritjen e eficiencës së inspektimeve;
- Ndihmon në mbikëqyrjen e proceseve që lidhen me rekrutimin, testimin, vlerësimin, disiplinën dhe zhvillimin e karrierës së inspektorëve;
- Merr pjesë në analizën e performancës së veprimtarisë inspektuese dhe në përgatitjen e raporteve institucionale;
- Kontribuon në përmirësimin e procedurave administrative, metodologjive të inspektimit dhe instrumenteve të menaxhimit institucional.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penalitetit;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku pwr pozicionin ku aplikohet, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë:Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 23/02/2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve: që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
- intervista me gojë ku zhvillohet intervistimi i kandidatëve, i cili synon të evidentojë formimin e përgjithshëm, si dhe vizionin e tyre mbi veprimtarinë e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe për pozicionin që konkurron.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
- për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 60 pikë;
- për intervistën me gojë, deri në 40 pikë;
Kandidatët konkurrues kualifikohen nëse në total ka fituar mbi 70 pikë nga 100 pikë të mundshme, gjatë fazës së vlerësimit.
Intervista me gojë për pozicionin zëvendësinspektor i Përgjithshëm do të zhvillohet në ambientet e Inspektoratit të Përgjithshëm, në datën 27/02/2026,ora 10:00.