Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për grupin e pozicioneve:
- Drejtor, në Drejtorinë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
– Kategoria: II-2. (1 vakantë)
Kandidatët për pozicionin “Drejtor” në Sektorin e Buxhetit, Menaxhimit Financiar dhe Kontabilitetit duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional”, në Shkenca Ekonomike ose të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë.
- Të kenë të paktën 2 vjet përvojë pune në nivel drejtues në administratë publike ose në sektorin privat.
- Përparësi kanë kandidatët që kanë përvojë pune në fushën e inspektimit;
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penalitetit;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku pwr pozicionin ku aplikohet, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 12.03.2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve: që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
- intervista me gojë ku zhvillohet intervistimi i kandidatëve, i cili synon të evidentojë formimin e përgjithshëm, si dhe vizionin e tyre mbi veprimtarinë e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe për pozicionin që konkurron.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
- për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 60 pikë;
- për intervistën me gojë, deri në 40 pikë;
Kandidatët konkurrues kualifikohen nëse në total ka fituar mbi 70 pikë nga 100 pikë të mundshme, gjatë fazës së vlerësimit.
Intervista me gojë për pozicionin “Drejtor” do të zhvillohet në ambientet e Inspektoratit të Përgjithshëm, në datën 17/03/2026,ora 10:00.