Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një vizitë zyrtare pranë Zyrave të Inspektoratit të Përgjithshëm, me rastin e prezantimit të Inspektorit të ri të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula.

Gjatë takimit, Ministrja Ibrahimaj prezantoi zyrtarisht z. Sula përpara strukturave drejtuese të Inspektorateve Shtetërore dhe stafit të institucionit, duke theksuar rëndësinë e rolit të Inspektoratit të Përgjithshëm në forcimin e sistemit të inspektimit, rritjen e transparencës dhe garantimin e zbatimit të ligjshmërisë.

Z. Dashnor Sula shprehu angazhimin e tij për të vijuar dhe thelluar reformat në fushën e inspektimit, për të përmirësuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të rritur efektivitetin e veprimtarisë inspektuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe mirëbesimi, duke riafirmuar mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për forcimin e kapaciteteve institucionale të Inspektoratit të Përgjithshëm.





