Inspektorati Qendror bazuar nenit 16, gërma h, të ligjit nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për Inspektimet në Republikën e Shqipërisë, mban listën e përditësuar të inspektorëve në detyrë për çdo inspektorat shtetëror dhe vendor dhe e publikon atë në faqen zyrtare të internetit.
Gjithashtu, Inspektorati Qendror, sipas kreut V, të VKM nr. 696, datë 16.8.2013, “Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit të kompetencave të Inspektoratit Qendror dhe të rregullave për përmbajtjen dhe administrimin e portalit unik “e-Inspektimi”, ka përditësuar dhe mbajtur Regjistrin Kombëtar të inspektorëve në detyrë për inspektoratet shtetërore dhe për inspektoratet vendore, bazuar kjo në listat dhe informacionin e përgjithshëm të dërguar nga vetë inspektoratet
Regjistri i Inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
Regjistri i Inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Regjistri i Inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial
Regjistri i Inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor
Regjistri i Inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut
Regjistri i Inspektorëve të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit
Regjistri i Inspektorëve të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
Regjistri i Inspektorëve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Regjistri i Inspektorëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar
Regjistri i Inspektorëve të Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet
Regjistri i Inspektorëve të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat Minerare
Regjistri i Inspektorëve të Drejtorisë së Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës
Regjistri i Inspektorëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave
Regjistri i Inspektorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
Regjistri i Inspektorëve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura
Regjistri i Inspektorëve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile
Regjistri i Inspektorëve të Agjencisë Kombetare të Pyjeve
Regjistri i Inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.
Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.
Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.
Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.
Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit