Rezultatet e testimit periodik datë 03/07/2023 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT)

Rezultatet e testimit periodik të inspektorëve të IKMT, 03/07/2023

Nr. rendor Nr. Personal Rezultati
1 I00411093B 80 pikë
2 J30919012T 80 pikë
3 J85112069U 100 pikë
4 I80608083Q 60 pikë
5 G80130019Q 84 pikë
6 I86216049H 80 pikë
7 J20918052S 76 pikë
8 I80710030Q 72 pikë
9 I01021043G 60 pikë
10 J50606083E 24 pikë
11 I60122015H 60 pikë
12 J71121061P 52 pikë
13 J20318008H 28 pikë
14 G70614043P 60 pikë
15 J41109071F 64 pikë
16 J50710106B 60 pikë
17 I30103071R 80 pikë
18 I80730088I 80 pikë
19 K10611062E 68 pikë
20 J05719090O 72 pikë
21 J60510037T 60 pikë
22 I80912095W 52 pikë
23 I30416063I 62 pikë
24 I90301107B 64 pikë
25 J15710118H 84 pikë
26 I21031062S 64 pikë
27 I50731004O 64 pikë
28 J10606091O 72 pikë
29 I81021069H 64 pikë
30 H41204050F 76 pikë
31 J81026077B 72 pikë
32 J20707061C 72 pikë
33 J75612079S 60 pikë
34 G10308006M 60 pikë
35 I45115022P 68 pikë

 

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit