a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në “Shkenca Juridike”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion;
c – Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Lista e kandidateve qe plotesojne kushtet e kerkesa per pozicilonin Specialit ne Drejtorine e Mbikeqyrjes se Inspektimeve, Udheheqjes Metodologjike dhe Koordinimit, ne Inspektoratin Qendror.
a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në “Mjekësi të Përgjithshme”;
b – Të kenë kryer specializimin në “Laborator Klinik-Biokimik”;
c – Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion;
d – Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Lista e kandidateve qe plotesojne kushtet e kerkesa per pozicilonin Specialit ne Drejtorine e Mbikeqyrjes se Inspektimeve, Udheheqjes Metodologjike dhe Koordinimit, ne Inspektoratin Qendror.
Ne zbatim te pikes 7, te kreut VII te vendimit nr. 243 date 18.03.2015, “Per pranimin, levizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin ne kategorine ekzekutive”, i ndryshuar, per pozicionin specialist ne Drejtorine e Mbikeqyrjes se Inspektimeve, Udheheqjes Metodologjike dhe Koordinimit, ne Inspektoratin Qendror, me klase page IV-I, me kodin nr 4907 i shpallur si pozicion vakant ne faqen zyrtare te DAP dhe ne faqen zyrtare te faqes se internetit insq.gov.al, nuk ka pasur asnjë aplikankt për këtë pozicion.
Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.
Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.
Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.
Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.
Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit