Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për kategorinë Shofer:
- Shofer në Sektorin e Prokurimeve dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
– Kategoria: III. (1 vakantë)
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
-
Të jetë shtetas shqiptarë;
-
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
-
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
-
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
-
Të zotërojnë diplomë në arsimin e mesëm;
-
Të zotërojnë patentë, kategoria B;
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi penalitetit;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkurroni, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Frosina Plaku”, Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati 0, 1028, Tiranë, brenda datës 24/10/2025.