NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit nr. 232 datë 05.12.2024 për “Disa ndryshime në urdhrin nr. 119 datë 28.07.2022 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe të Organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”, VKM nr. 241 datë 27.03.2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,  si dhe në vijim të kërkesës për shpallje nr. 755 prot., datë 09.06.2026,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele për pozicionin:

POZICION VAKANT

  • Pozicioni: Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Inspektimeve të tjera Shëndetësore
  • Struktura: Drejtoria e Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit
  • Institucioni: Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Qendror

Numri i vendeve vakante 1 (një)

– Klasa III-2

  1. LËVIZJA PARALELE
  1. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME

Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:

  • Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor”,nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në një nga fushat e studimit të ofruara në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, që përfshijnë fushat, në shkencat juridike, inxhinierike (inxhinieri mekanike, inxhinieri elektronike), mjekësore, ekonomike, të natyrës (biologji, fizikë, kimi), sociale, në përputhje me objektin e sektorit.
  • Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi:
  1. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
  • Monitoron dhe kontrollon veprimtarinë inspektuese të inspektorëve të sektorit të Inspektimeve të tjera shëndetësore për përmbushjen e detyrave sipas planit të punës, urdhrave të eprorëve dhe detyrave funksionale sipas rregullores.
  • Monitorimi i inspektimeve mbi veprimtarinë e degëve rajonale, për çështje dhe praktika që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës në zbatimin e programeve të inspektimit në përputhje me legjislacionin në fuqi në fushën e shëndetësisë si dhe me proçedurat standarte të inspektimit referuar objektivave të ISHSH.
  • Zbaton programin dhe veprimtarinë e inspektimeve të Sektorit të Inspektimeve të tjera shëndetësore.
  • Koordinon veprimtarinë e inspektimeve me sektorët e tjerë në nivel qendror.
  • Ofron mbështetje teknike, profesionale dhe administrative në veprimtarinë e inspektimit për degët rajonale të qarqeve.
  • Zbaton planin e punës për edukimin në vazhdim për specialistët e ISHSH Qendror dhe specialistët e ISHSH, nivel rajonal.
  • Ndjek zbatimin e detyrave të planifikuara dhe atyre që dalin  në raste të jashtëzakonshme në fushën teknike.
  • Nga Drejtori i Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit autorizohet të ndjekë dhe të zbatojë detyrat organike të ISHSH.
  • Ndihmon në përmirësimin e bazës ligjore (rregullore, udhëzime) dhe bën rekomandimet për ndryshim pranë Drejtorit të Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit.
  • Kryen dhe detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit.
  • Përgjegjësi i Sektorit Inspektimeve të tjera shëndetësore raporton me shkrim çdo muaj për ecurinë e punëve brenda sektorit, pranë Drejtorit të Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit / Kryeinspektorit të ISHSH.
  • Ndjek përgatitjen e Programit dhe Raportit Vjetor të inspektimeve për inspektimet e tjera shëndetësore.
  • Gjatë ushtrimit të detyrës, ruan konfidencialitetin e të dhënave dhe jep informacion vetëm në bazë dhe brenda kufijve të ligjit dhe rregullores së institucionit, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit.
  • Gjatë ushtrimit të kontrollit, është i detyruar të zbatojë të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi si dhe akte të tjera administrative që janë në funksion të veprimtarisë në fushën e inspektimeve.
  • Mban përgjegjësi ligjore, disiplinore, administrative, sipas rastit, për vërtetësinë dhe saktësinë e rezultateve të punës së tij monitoruese dhe inspektuese.
  • Merr pjesë në grupe pune ndërinstitucionale, task forca të ndryshme.
  1. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Kërkesën për punësim;
  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

  • AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë:Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë. 

Afati i fundit: 01/07/2026.

  • FAZAT E KONKURRIMIT
  1. Vlerësimi Paraprak
  2. Shpallja  e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin  kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 06/07/2026.
  3. Intervista me gojë

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 20/07/2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

  • FUSHAT E TESTIMIT

Kandidatët gjatë testimit do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 7643 datë 09.12.1992 “Për inspektimin sanitar” i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 15/2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve Infektive”, i ndryshuar;
  • Ligjin Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
  • Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:

  • Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
  •  MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë  40 (dyzet) pikë;
  2. intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë.
  1. NGRITJA NË DETYRË

Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë.

  1. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME

Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor”,nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në një nga fushat e studimit të ofruara në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, që përfshijnë fushat, në shkencat juridike, inxhinierike (inxhinieri mekanike, inxhinieri elektronike), mjekësore, ekonomike, të natyrës (biologji, fizikë, kimi), sociale, në përputhje me objektin e sektorit.
  • Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin “inspektor” në drejtorinë rajonale, 2 (dy) vjet në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një) vit në Inspektoratin e Përgjithshëm;
  1. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
  • Monitoron dhe kontrollon veprimtarinë inspektuese të inspektorëve të sektorit të Inspektimeve të tjera shëndetësore për përmbushjen e detyrave sipas planit të punës, urdhrave të eprorëve dhe detyrave funksionale sipas rregullores.
  • Monitorimi i inspektimeve mbi veprimtarinë e degëve rajonale, për çështje dhe praktika që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës në zbatimin e programeve të inspektimit në përputhje me legjislacionin në fuqi në fushën e shëndetësisë si dhe me proçedurat standarte të inspektimit referuar objektivave të ISHSH.
  • Zbaton programin dhe veprimtarinë e inspektimeve të Sektorit të Inspektimeve të tjera shëndetësore.
  • Koordinon veprimtarinë e inspektimeve me sektorët e tjerë në nivel qendror.
  • Ofron mbështetje teknike, profesionale dhe administrative në veprimtarinë e inspektimit për degët rajonale të qarqeve.
  • Zbaton planin e punës për edukimin në vazhdim për specialistët e ISHSH Qendror dhe specialistët e ISHSH, nivel rajonal.
  • Ndjek zbatimin e detyrave të planifikuara dhe atyre që dalin  në raste të jashtëzakonshme në fushën teknike.
  • Nga Drejtori i Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit autorizohet të ndjekë dhe të zbatojë detyrat organike të ISHSH.
  • Ndihmon në përmirësimin e bazës ligjore (rregullore, udhëzime) dhe bën rekomandimet për ndryshim pranë Drejtorit të Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit.
  • Kryen dhe detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit.
  • Përgjegjësi i Sektorit Inspektimeve të tjera shëndetësore raporton me shkrim çdo muaj për ecurinë e punëve brenda sektorit, pranë Drejtorit të Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit / Kryeinspektorit të ISHSH.
  • Ndjek përgatitjen e Programit dhe Raportit Vjetor të inspektimeve për inspektimet e tjera shëndetësore.
  • Gjatë ushtrimit të detyrës, ruan konfidencialitetin e të dhënave dhe jep informacion vetëm në bazë dhe brenda kufijve të ligjit dhe rregullores së institucionit, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit.
  • Gjatë ushtrimit të kontrollit, është i detyruar të zbatojë të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi si dhe akte të tjera administrative që janë në funksion të veprimtarisë në fushën e inspektimeve.
  • Mban përgjegjësi ligjore, disiplinore, administrative, sipas rastit, për vërtetësinë dhe saktësinë e rezultateve të punës së tij monitoruese dhe inspektuese.
  • Merr pjesë në grupe pune ndërinstitucionale, task forca të ndryshme.
  1. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Kërkesën për punësim;
  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penalitetit;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

    • AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë:Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë. 

Afati i fundit: 04/07/2026.

  • FAZAT E KONKURRIMIT
  1. Vlerësimi Paraprak
  2. Shpallja  e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin  kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë 07/07/2026
  3. Testimi dhe intervista
  4. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23/07/2026, ora 10:00  pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm
  5. Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 23/07/2026, ora 14:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.
    1. FUSHAT E TESTIMIT

Kandidatët gjatë testimit me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 7643 datë 09.12.1992 “Për Inspektimin Sanitar” i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 15/2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve Infektive”, i ndryshuar;
  • Ligjin Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
  • MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Vlerësimi behet sipas kësaj skeme:

  1. 40 (dyzet) pikë për testimin me shkrim;
  2. 40 (dyzet) pikë për intervistën me gojë;
  3. 20 (njëzet) pikë për vlerësimin e dokumentacionit, që konsiston në vlerësimin e përvojës, trajnimeve dhe certifikimeve të lidhura me fushën e inspektimit.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit