Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit nr. 232 datë 05.12.2024 për “Disa ndryshime në urdhrin nr. 119 datë 28.07.2022 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe të Organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”, VKM nr. 241 datë 27.03.2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”, si dhe në vijim të kërkesës për shpallje nr. 755 prot., datë 09.06.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele për pozicionin:
POZICION VAKANT
- Pozicioni: Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Inspektimeve të tjera Shëndetësore
- Struktura: Drejtoria e Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit
- Institucioni: Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Qendror
Numri i vendeve vakante 1 (një)
– Klasa III-2
- LËVIZJA PARALELE
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor”,nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në një nga fushat e studimit të ofruara në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, që përfshijnë fushat, në shkencat juridike, inxhinierike (inxhinieri mekanike, inxhinieri elektronike), mjekësore, ekonomike, të natyrës (biologji, fizikë, kimi), sociale, në përputhje me objektin e sektorit.
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi:
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Monitoron dhe kontrollon veprimtarinë inspektuese të inspektorëve të sektorit të Inspektimeve të tjera shëndetësore për përmbushjen e detyrave sipas planit të punës, urdhrave të eprorëve dhe detyrave funksionale sipas rregullores.
- Monitorimi i inspektimeve mbi veprimtarinë e degëve rajonale, për çështje dhe praktika që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës në zbatimin e programeve të inspektimit në përputhje me legjislacionin në fuqi në fushën e shëndetësisë si dhe me proçedurat standarte të inspektimit referuar objektivave të ISHSH.
- Zbaton programin dhe veprimtarinë e inspektimeve të Sektorit të Inspektimeve të tjera shëndetësore.
- Koordinon veprimtarinë e inspektimeve me sektorët e tjerë në nivel qendror.
- Ofron mbështetje teknike, profesionale dhe administrative në veprimtarinë e inspektimit për degët rajonale të qarqeve.
- Zbaton planin e punës për edukimin në vazhdim për specialistët e ISHSH Qendror dhe specialistët e ISHSH, nivel rajonal.
- Ndjek zbatimin e detyrave të planifikuara dhe atyre që dalin në raste të jashtëzakonshme në fushën teknike.
- Nga Drejtori i Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit autorizohet të ndjekë dhe të zbatojë detyrat organike të ISHSH.
- Ndihmon në përmirësimin e bazës ligjore (rregullore, udhëzime) dhe bën rekomandimet për ndryshim pranë Drejtorit të Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit.
- Kryen dhe detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit.
- Përgjegjësi i Sektorit Inspektimeve të tjera shëndetësore raporton me shkrim çdo muaj për ecurinë e punëve brenda sektorit, pranë Drejtorit të Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit / Kryeinspektorit të ISHSH.
- Ndjek përgatitjen e Programit dhe Raportit Vjetor të inspektimeve për inspektimet e tjera shëndetësore.
- Gjatë ushtrimit të detyrës, ruan konfidencialitetin e të dhënave dhe jep informacion vetëm në bazë dhe brenda kufijve të ligjit dhe rregullores së institucionit, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit.
- Gjatë ushtrimit të kontrollit, është i detyruar të zbatojë të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi si dhe akte të tjera administrative që janë në funksion të veprimtarisë në fushën e inspektimeve.
- Mban përgjegjësi ligjore, disiplinore, administrative, sipas rastit, për vërtetësinë dhe saktësinë e rezultateve të punës së tij monitoruese dhe inspektuese.
- Merr pjesë në grupe pune ndërinstitucionale, task forca të ndryshme.
- DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesën për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë:Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Afati i fundit: 01/07/2026.
- FAZAT E KONKURRIMIT
- Vlerësimi Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 06/07/2026.
- Intervista me gojë
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 20/07/2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
- FUSHAT E TESTIMIT
Kandidatët gjatë testimit do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 7643 datë 09.12.1992 “Për inspektimin sanitar” i ndryshuar;
- Ligjin nr. 15/2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve Infektive”, i ndryshuar;
- Ligjin Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:
- Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
- intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë.
- NGRITJA NË DETYRË
Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë.
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor”,nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në një nga fushat e studimit të ofruara në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, që përfshijnë fushat, në shkencat juridike, inxhinierike (inxhinieri mekanike, inxhinieri elektronike), mjekësore, ekonomike, të natyrës (biologji, fizikë, kimi), sociale, në përputhje me objektin e sektorit.
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin “inspektor” në drejtorinë rajonale, 2 (dy) vjet në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një) vit në Inspektoratin e Përgjithshëm;
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Monitoron dhe kontrollon veprimtarinë inspektuese të inspektorëve të sektorit të Inspektimeve të tjera shëndetësore për përmbushjen e detyrave sipas planit të punës, urdhrave të eprorëve dhe detyrave funksionale sipas rregullores.
- Monitorimi i inspektimeve mbi veprimtarinë e degëve rajonale, për çështje dhe praktika që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës në zbatimin e programeve të inspektimit në përputhje me legjislacionin në fuqi në fushën e shëndetësisë si dhe me proçedurat standarte të inspektimit referuar objektivave të ISHSH.
- Zbaton programin dhe veprimtarinë e inspektimeve të Sektorit të Inspektimeve të tjera shëndetësore.
- Koordinon veprimtarinë e inspektimeve me sektorët e tjerë në nivel qendror.
- Ofron mbështetje teknike, profesionale dhe administrative në veprimtarinë e inspektimit për degët rajonale të qarqeve.
- Zbaton planin e punës për edukimin në vazhdim për specialistët e ISHSH Qendror dhe specialistët e ISHSH, nivel rajonal.
- Ndjek zbatimin e detyrave të planifikuara dhe atyre që dalin në raste të jashtëzakonshme në fushën teknike.
- Nga Drejtori i Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit autorizohet të ndjekë dhe të zbatojë detyrat organike të ISHSH.
- Ndihmon në përmirësimin e bazës ligjore (rregullore, udhëzime) dhe bën rekomandimet për ndryshim pranë Drejtorit të Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit.
- Kryen dhe detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit.
- Përgjegjësi i Sektorit Inspektimeve të tjera shëndetësore raporton me shkrim çdo muaj për ecurinë e punëve brenda sektorit, pranë Drejtorit të Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit / Kryeinspektorit të ISHSH.
- Ndjek përgatitjen e Programit dhe Raportit Vjetor të inspektimeve për inspektimet e tjera shëndetësore.
- Gjatë ushtrimit të detyrës, ruan konfidencialitetin e të dhënave dhe jep informacion vetëm në bazë dhe brenda kufijve të ligjit dhe rregullores së institucionit, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit.
- Gjatë ushtrimit të kontrollit, është i detyruar të zbatojë të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi si dhe akte të tjera administrative që janë në funksion të veprimtarisë në fushën e inspektimeve.
- Mban përgjegjësi ligjore, disiplinore, administrative, sipas rastit, për vërtetësinë dhe saktësinë e rezultateve të punës së tij monitoruese dhe inspektuese.
- Merr pjesë në grupe pune ndërinstitucionale, task forca të ndryshme.
- DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesën për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penalitetit;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë:Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Afati i fundit: 04/07/2026.
- FAZAT E KONKURRIMIT
- Vlerësimi Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë 07/07/2026
- Testimi dhe intervista
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23/07/2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
- Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 23/07/2026, ora 14:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
- FUSHAT E TESTIMIT
Kandidatët gjatë testimit me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 7643 datë 09.12.1992 “Për Inspektimin Sanitar” i ndryshuar;
- Ligjin nr. 15/2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve Infektive”, i ndryshuar;
- Ligjin Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Vlerësimi behet sipas kësaj skeme:
- 40 (dyzet) pikë për testimin me shkrim;
- 40 (dyzet) pikë për intervistën me gojë;
- 20 (njëzet) pikë për vlerësimin e dokumentacionit, që konsiston në vlerësimin e përvojës, trajnimeve dhe certifikimeve të lidhura me fushën e inspektimit.