NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të njoftimit për shpallje të datës 16.06.2026,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:

  1. POZICIONI VAKANT
  • Pozicioni: Drejtor
  • Struktura: Drejtoria Rajonale Vlorë
  • Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Numri i vendeve vakante 1 (një)

– Klasa III-1

  1. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Të zotërojë Diplomë master shkencor dhe profesional me 120 kredite dhe me kohëzgjatje 2 vite,  në të gjitha fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës, Urbanistikës, Gjeologjisë, Inxhinieri Mekanike ose në fushën e Drejtësisë…
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
  • Të ketë mbi 10 vite eksperiencë pune në administratën publike ose në fusha që lidhen me inspektimin, mbrojtjen e territorit, mjedisin, burimet ujore ose administrimin e veprimtarive publike;
  • Të ketë mbi 2 vite eksperiencë pune në pozicione drejtuese, koordinuese ose menaxheriale;
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit;
  • legjislacionin për inspektimin, procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi në fushën e mjedisit dhe burimeve ujore;
  • Të ketë aftësi për organizimin, koordinimin dhe monitorimin e veprimtarisë inspektuese, si dhe për hartimin e akteve administrative, raporteve dhe dokumentacionit teknik;
  • Të ketë aftësi në menaxhimin e stafit, koordinimin institucional dhe zgjidhjen e problematikave gjatë ushtrimit të detyrës;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office: Word, Excel, PowerPoint);
  • Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në fushën e administratës publike, inspektimit, mjedisit, menaxhimit ose lidershipit;
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të Bashkimit Europian;
  • Preferohet të ketë njohuri në programe teknike si AutoCAD ose programe të ngjashme.
  • PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
  • Organizon dhe drejton punën për realizimin e objektivave të programuara, si dhe përgjigjet për funksionin e brendshëm dhe zbatimin e detyrave organike dhe funksionale, në përputhje me objektin e veprimtarisë së Drejtorisë;
  • Koordinon me Drejtoritë përkatëse pranë IKMT- së qendër;
  • Bashkërendon punën e sektorëve në varësi, referuar në hartimin e programeve vjetore të punës, si dhe planeve dhe masave tekniko – organizative, sipas tematikave të ndryshme dhe programeve të veçanta;        
  • Identifikon nevojat për plotësim apo rregullim në kuadrin ligjor ekzistues, si dhe siguron    drejtpërdrejtë apo me delegim, pjesëmarrjen aktive në grupet e punës të ngarkuara me  përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe akteve të tjera me karakter normativ (manual, udhëzues, formularë, etj..) që rregullojnë marrëdhëniet juridike dhe administrative, në përputhje  me objektin e veprimtarisë që mbulon kjo drejtori;
  • Organizon punën për trajtimin, ndjekjen e praktikave të korrespondencës administrative brenda dhe jashtë institucionit, si dhe për zgjidhjen e problemeve eventuale që mund të parashikohen në to;
  • Jep mendimin e tij për aktet proceduriale të mbajtura nga sektorët në varësi, si dhe për probleme të veçanta që i ngarkohen për trajtim dhe vlerësim dhe ja paraqet eprorit;
  • Bashkërendon punën me institucionet qendrore shtetërore dhe njësitë e qeverisjes vendore, për zbatimin e detyrimeve të përbashkëta, gjatë ndërhyrjeve për konstatimin dhe ndëshkimin e kundravajtjeve në fushën e ndërtimeve të kundraligjshme, zbatimin e ligjshmërisë në fushën e mjedisit, pyjeve dhe ujrave;
  • Në bashkëpunim me drejtoritë e tjera në aparatin qendror, merr pjesë aktive në organizimin e veprimtarive të ndryshme për diskutimin, informimin dhe sensibilizimin e grupeve të interesit ose opinionit publik, në funksion të rritjes së objektivitetit të vendimmarrjeve për çështje me rëndësi të veçantë;
  • Merr pjesë në organizimin e aktiviteteve të ndryshme, rajonale dhe kombëtare me karakter trajnues për ngritjen e kapacitetit profesional të inspektorëve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të metodave të punës;
  • Përgatit raporte informative periodike që pasqyrojnë situatën reale mbi punën e kryer dhe ia paraqet për njohje dhe miratim Kryeinspektorit;
  • Organizon punën për mbledhjen e informacionit të nevojshëm, që lidhet me realizimin e objektivave të programuara, grupimin e informacionit statistikor për treguesit kryesorë në shkallë vendi dhe përpilimin e pasqyrave statistikore përkatëse;
  • Bashkërendon punën me drejtoritë e tjera në aparatin qendror, si dhe me Drejtoritë Rajonale të IKMT- së, për problemet me karakter të përbashkët;
  • Evidenton problematikat, paqartësitë apo pasaktësitë që mund të hasen gjatë ushtrimit të përgjegjësive ligjore dhe merr masa konkrete për zgjidhjen dhe /ose sqarimin e shpejtë të tyre;
  • Përpilon listprezencën ditore, mujore e cila dërgohet në Sektorin e Burimeve Njerëzore, IKMT qendër, ditën e fundit të muajit;
  • Mban përgjegjësi të plotë ligjore për administrimin e vulës zyrtare për Drejtorinë Rajonale, si dhe nënshkruan personalisht të gjitha aktet administrative shkresore apo proceduariale që dalin nga drejtoria.
  1. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë
  • Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt, vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
  • AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. 

Afati i fundit: 09/07/2026

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën nga jashtë sistemit 13/07/2026

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 30/07/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 30/07/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.

  • FUSHAT E TESTIMIT

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
  • Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 8 datë 01.10.2025;
  • Ligjin nr 8402 datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 7 datë 01.10.2025;
  • Ligjin nr 9290, datë 7.10.2004 “Për Produktet e Ndërtimit”, i ndryshuar me Ligjin nr.19/2013.”.
  • MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
  3. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit