Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të njoftimit për shpallje të datës 16.06.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:
- POZICIONI VAKANT
- Pozicioni: Drejtor
- Struktura: Drejtoria Rajonale Vlorë
- Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Numri i vendeve vakante 1 (një)
– Klasa III-1
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të zotërojë Diplomë master shkencor dhe profesional me 120 kredite dhe me kohëzgjatje 2 vite, në të gjitha fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës, Urbanistikës, Gjeologjisë, Inxhinieri Mekanike ose në fushën e Drejtësisë…
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
- Të ketë mbi 10 vite eksperiencë pune në administratën publike ose në fusha që lidhen me inspektimin, mbrojtjen e territorit, mjedisin, burimet ujore ose administrimin e veprimtarive publike;
- Të ketë mbi 2 vite eksperiencë pune në pozicione drejtuese, koordinuese ose menaxheriale;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit;
- legjislacionin për inspektimin, procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi në fushën e mjedisit dhe burimeve ujore;
- Të ketë aftësi për organizimin, koordinimin dhe monitorimin e veprimtarisë inspektuese, si dhe për hartimin e akteve administrative, raporteve dhe dokumentacionit teknik;
- Të ketë aftësi në menaxhimin e stafit, koordinimin institucional dhe zgjidhjen e problematikave gjatë ushtrimit të detyrës;
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office: Word, Excel, PowerPoint);
- Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në fushën e administratës publike, inspektimit, mjedisit, menaxhimit ose lidershipit;
- Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të Bashkimit Europian;
- Preferohet të ketë njohuri në programe teknike si AutoCAD ose programe të ngjashme.
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Organizon dhe drejton punën për realizimin e objektivave të programuara, si dhe përgjigjet për funksionin e brendshëm dhe zbatimin e detyrave organike dhe funksionale, në përputhje me objektin e veprimtarisë së Drejtorisë;
- Koordinon me Drejtoritë përkatëse pranë IKMT- së qendër;
- Bashkërendon punën e sektorëve në varësi, referuar në hartimin e programeve vjetore të punës, si dhe planeve dhe masave tekniko – organizative, sipas tematikave të ndryshme dhe programeve të veçanta;
- Identifikon nevojat për plotësim apo rregullim në kuadrin ligjor ekzistues, si dhe siguron drejtpërdrejtë apo me delegim, pjesëmarrjen aktive në grupet e punës të ngarkuara me përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe akteve të tjera me karakter normativ (manual, udhëzues, formularë, etj..) që rregullojnë marrëdhëniet juridike dhe administrative, në përputhje me objektin e veprimtarisë që mbulon kjo drejtori;
- Organizon punën për trajtimin, ndjekjen e praktikave të korrespondencës administrative brenda dhe jashtë institucionit, si dhe për zgjidhjen e problemeve eventuale që mund të parashikohen në to;
- Jep mendimin e tij për aktet proceduriale të mbajtura nga sektorët në varësi, si dhe për probleme të veçanta që i ngarkohen për trajtim dhe vlerësim dhe ja paraqet eprorit;
- Bashkërendon punën me institucionet qendrore shtetërore dhe njësitë e qeverisjes vendore, për zbatimin e detyrimeve të përbashkëta, gjatë ndërhyrjeve për konstatimin dhe ndëshkimin e kundravajtjeve në fushën e ndërtimeve të kundraligjshme, zbatimin e ligjshmërisë në fushën e mjedisit, pyjeve dhe ujrave;
- Në bashkëpunim me drejtoritë e tjera në aparatin qendror, merr pjesë aktive në organizimin e veprimtarive të ndryshme për diskutimin, informimin dhe sensibilizimin e grupeve të interesit ose opinionit publik, në funksion të rritjes së objektivitetit të vendimmarrjeve për çështje me rëndësi të veçantë;
- Merr pjesë në organizimin e aktiviteteve të ndryshme, rajonale dhe kombëtare me karakter trajnues për ngritjen e kapacitetit profesional të inspektorëve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të metodave të punës;
- Përgatit raporte informative periodike që pasqyrojnë situatën reale mbi punën e kryer dhe ia paraqet për njohje dhe miratim Kryeinspektorit;
- Organizon punën për mbledhjen e informacionit të nevojshëm, që lidhet me realizimin e objektivave të programuara, grupimin e informacionit statistikor për treguesit kryesorë në shkallë vendi dhe përpilimin e pasqyrave statistikore përkatëse;
- Bashkërendon punën me drejtoritë e tjera në aparatin qendror, si dhe me Drejtoritë Rajonale të IKMT- së, për problemet me karakter të përbashkët;
- Evidenton problematikat, paqartësitë apo pasaktësitë që mund të hasen gjatë ushtrimit të përgjegjësive ligjore dhe merr masa konkrete për zgjidhjen dhe /ose sqarimin e shpejtë të tyre;
- Përpilon listprezencën ditore, mujore e cila dërgohet në Sektorin e Burimeve Njerëzore, IKMT qendër, ditën e fundit të muajit;
- Mban përgjegjësi të plotë ligjore për administrimin e vulës zyrtare për Drejtorinë Rajonale, si dhe nënshkruan personalisht të gjitha aktet administrative shkresore apo proceduariale që dalin nga drejtoria.
- DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë
- Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
- Dëshmi Penaliteti;
- Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt, vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
- AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë.
Afati i fundit: 09/07/2026
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën nga jashtë sistemit 13/07/2026
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 30/07/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 30/07/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
- FUSHAT E TESTIMIT
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 8 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr 8402 datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 7 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr 9290, datë 7.10.2004 “Për Produktet e Ndërtimit”, i ndryshuar me Ligjin nr.19/2013.”.
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;