Njoftim për trajnimin fillestar të inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor

Në zbatim të ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, udhëzimit nr. 1, datë 25.02.2020, “Për procedurën e trajnimit, testimit fillestar dhe periodik, si dhe kriteret përkatëse të vlerësimit të inspektorëve shtetërorë dhe vendorë”, i ndryshuar, urdhrit të Inspektorit të Përgjithshëm nr. 21, datë 10.06.2020 “Për miratimin e rregullores për metodologjinë e testimit të inspektorëve shtetërorë dhe vendorë” i ndryshuar, si dhe urdhrit të Inspektorit të Përgjithshëm nr. 23, datë 15.07.2020 “Për trajnimin testimin fillestar dhe pajisjen me kartën e “Inspektorit”” përsa i përket:

1

Rushird

Qose

Inspektor

2

Hektor

Musaraj

Inspektor

3

Teodor

Gaba

Inspektor

4

Enxhi

Hoxha

Inspektor

5

Behar

Suka

Inspektor

6

Ildri

Çukaj

Inspektor

7

Bujar

Hidri

Inspektor

8

Edvin

Mita

Inspektor

9

Vjosana

Hajno

Inspektor

10

Adham

Papadhami

Kryeinspektor

11

Ardit

Kulla

Inspektor

12

Ergys

Doda

Inspektor

13

Ervin

Çeka

Inspektor

14

Visjola

Ozuni

Inspektor

15

Ajushka

Shenepremte

Inspektor

16

Fatjon

Muja

Kryeinspektor

17

Edmond

Axhami

Inspektor

18

Enver

Shkurti

Kryeinspektor

Me datë 28.02.2023 do realizohet testimi, në orën 09:30 me shkrim dhe 11:00 me gojë.​

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit