Training Modules and Initial & Periodic Testing

Bazuar në ligjin nr. 99/2024(i ndryshuar), “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”,

Inspektorati i Përgjithshëm është institucion publik qendror, me mision përmirësimin e efektivitetit dhe përgjegjshmërisë së veprimtarive të inspektimit në Republikën e Shqipërisë. Në përmbushje të këtij detyrimi ligjor, Inspektorati i Përgjithshëm bashkërendon veprimtarinë e trajnimit e të kualifikimit të inspektorëve, ku kriteret dhe rregullat e hollësishme janë parashikuar në Udhëzimin e Inspektorit të Përgjithshëm nr. 1, datë 25.02.2020, “Për procedurën e trajnimit, testimit fillestar dhe periodik,si dhe kriteret përkatëse të vlerësimit të inspektorëve shtetërorë dhe vendorë”, në bazë dhe për zbatim të të cilit është hartuar ky modul trajnimi. Nisur nga impakti gjithëpërfshirës që inspektimi ka, rezultatet e synuara janë:

✓ Qualified inspectors with strong analytical and managerial skills, demonstrating a high sense of responsibility during the execution of inspection activities.

✓ Inspectors who perform optimally, fairly, and in compliance with ethical standards.

✓ Zhvillimin e performancës së inspektorateve / strukturave që kryejnë funksione inspektimi nëpërmjet zhvillimit të performancës së inspektorëve apo trupave inspektuese.

✓ Development of inspectors’ careers based on their performance and training for acquiring additional skills.

Për këtë qëllim IP, harton këtë program trajnimi si një formë të veçante të përmbajtjes dhe qëllimit të nevojshëm për trajnimin dhe testimin periodik dhe fillestar të inspektorit shtetëror dhe vendor.

Në zbatim të ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë, gjithashtu ky program shihet si nevojë për t’i ofruar inspektorit njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme për realizimin e detyrave funksionale, në fushën e inspektimit. Programi është i rëndësishëm pasi përcakton nevojat konkrete se për çfarë duhet të trajnohet dhe testohet inspektori  si dhe për çfarë duhet të përgatitet ai, duke e formuar profesionalisht për të garantuar procedura inspektimi profesionale në të gjitha fushat e inspektimit në vend.

Training Programs

CENTRAL INSPECTORATE

STATE HEALTH INSPECTORATE

NATIONAL FOOD AUTHORITY

NATIONAL AGENCY FOR MEDICINES AND MEDICAL DEVICES

NATIONAL TERRITORIAL PROTECTION INSPECTORATE

NATIONAL TERRITORIAL PROTECTION INSPECTORATE

NATIONAL AGENCY FOR PRE-UNIVERSITY EDUCATION

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit