Inspektorati Përgjithshëm bazuar në ligjin 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë, mban listën e përditësuar të inspektorëve në detyrë për çdo inspektorat shtetëror dhe vendor dhe e publikon atë në faqen zyrtare të internetit.
Gjithashtu, Inspektorati i Përgjithshëm, sipas kreut V, të VKM nr. 696, datë 16.8.2013, “Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit të kompetencave të Inspektoratit Qendror dhe të rregullave për përmbajtjen dhe administrimin e portalit unik “e-Inspektimi”, ka përditësuar dhe mbajtur Regjistrin Kombëtar të inspektorëve në detyrë për inspektoratet shtetërore dhe për inspektoratet vendore, bazuar kjo në listat dhe informacionin e përgjithshëm të dërguar nga vetë inspektoratet
Registry of Inspectors of the State Inspectorate of Labor and Social Services
Registry of Inspectors of the National Food Authority
Registry of Inspectors of the State Technical and Industrial Inspectorate
Registry of Inspectors of the State Health Inspectorate
Registry of Inspectors of the State Market Surveillance Inspectorate
Registry of Inspectors of the National Territorial Protection Inspectorate
Registry of Inspectors of the National Agency for Medicines and Medical Devices
Registry of Inspectors of the National Environment Agency
Registry of Inspectors of the General Directorate of Pre-University Education
Registry of Inspectors of the Radiation Protection Office
Registry of Inspectors of the National Authority for Mine Safety and Emergencies
Registry of Inspectors of the Directorate of Fisheries and Aquaculture Services
Registry of Inspectors of the General Directorate of Archives
Registry of Inspectors of the National Coastal Agency
Registry of Inspectors of the National Agency for Protected Areas
Registry of Inspectors of the National Civil Protection Agency
Registry of Inspectors of the National Forestry Agency
Registry of Inspectors of the National Authority for Veterinary and Plant Protection
Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.
Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.
Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.
Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.
Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit