
DEKLARATË PËR SHTYP
Sistemi i inspektimeve po hyn në një fazë të re, shumë të rëndësishme për aspiratën e të gjithë shqiptarëve: procesin e integrimit në BE.
Siguria e qytetarëve, respektimi i ligjit dhe integriteti janë tri shtyllat që do të udhëheqin këtë fazë të rëndësishme. Në këtë kuadër, Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, ka zhvilluar një cikël takimesh me inspektoratet qendrore.
Nga ky proces janë evidentuar problematika konkrete në zbatimin e metodologjisë së riskut, në programimin e inspektimeve dhe në qartësinë e kompetencave. Për të gjitha këto, po punohet me përkushtim për ti përmirësuar.
Inspektoratet Qendrore kanë të gjitha kapacitetet profesionale dhe logjistike për të garantuar një ambient më të sigurt. Përkushtimi dhe profesionalizmi i treguar deri më tani kanë ndërtuar themele të forta për ta çuar këtë proces të rëndësishëm në një nivel tjetër. Me këtë objektiv, janë dhënë edhe rekomandimet e nevojshme.
Në vijim, duke nisur nga java e ardhshme, Inspektori i Përgjithshëm, z. Sula, do të zhvillojë një cikël inspektimesh në terren.
Mesazhi është i qartë: Inspektimi nuk është mjet presioni, por mekanizëm barazie para ligjit.
Në përfundim të kësaj faze, IP do të paraqesë edhe ndryshime në ligjin nr. 99/2024, për të forcuar rolin e sistemit elektronik e-Inspektimi dhe për të garantuar gjurmueshmëri të plotë të procesit si dhe përafrimim e tij drejt Dispozitave të BE-së si edhe garantimim e një procesi të rregullt ligjor për të gjitha fazat e Inspektimit”