Takim i Inspektorit të Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari me Zv. Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri

Sot më datë 22 Shkurt 2017, u zhvillua në mjediset e Inspektoratit Qendror takimi ndërmjet Inspektorit të Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari dhe Zv. Ambasadorit të shtetit të Izraelit Z. Yuval Fischer, si dhe Z. Nensi Shyti, Kryetar i Departamentit Ekonomik pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë.
Fillimisht nga ana e Inspektorit të Përgjithshëm u bë një paraqitje e punës, përpjekjeve dhe sfidave të Inspektoratit Qendror nën drejtimin e Z. Hajdari, për reformimin e sistemit të inspektimeve të të gjithë Inspektorateve Shtetërore, si dhe udhëzimin e trajnimin e inspektorëve pranë njësive të Bashkive (61 në total).

Sfida e Inspektoratit Qendror për inspektime online, për më shumë transparencë e efektivitet të grupeve të inspektimeve është një sfidë që kërkon angazhimin ë plotë të Inspektoratit Qendror, sfidë që ka gjetur mirëkuptimin dhe mbështetjen e bizneseve dhomave të tyre të tregtisë si dhe të vetë drejtuesve të Inspektorateve Shtetërore.

Nga ana e Inspektorit të Përgjithshëm u kërkua prej përfaqësuesve të shtetit të Izraelit mundësimi i vendosjes së kontakteve me Institucionin homolog përgjegjës për Inspektimet, si dhe me firmat më të njohura në fushën e ICT në shtetin e Izraelit për ofrimin e shërbimit të pozicionimit gjeografik (GPS) të grupeve të Inspektimit, të Internetit, si dhe në një të ardhme të afërt për regjistrimin elektronik audio medial të të gjithë procesit të Inspektimit në vendin e punës të subjektit, në prani të përfaqesuesit të vetë subjektit. Po ashtu, u kërkua rritja ë shkëmbimeve për ekspertizë ë përvojë nga shteti i Izraelit.

Nga ana e Inspektorit të Përgjithshëm u shpreh bindja se rezultatet konkrete të rritjes së transparencës dhe efektivitetit të inspektimeve do të vijnë në dobi të vetë bizneseve si dhe të vetë konsumatorit shqiptar, më ilaçe e ushqime të sigurta, për mjedis e ujëra të pastra, për më pak ndotje e më shumë siguri në vendet e punës, e në miniera, për një territor të gjelbëruar e në shërbim të qytetarit.

Trupat dhe grupet e inspektimit kanë nevojë për rritje të kapaciteteve dhe logjistikë ë mbështetje institucionale në kryerjen e detyrave të tyre, kanë nevojë për një trajtim më të mirë me paga e përmirësim të perceptimit të biznesit e publikut për punën e veprimtarinë e tyre.
Në takim u ra dakord për dërgimin nga ana e Inspektoratit Qendror të listës së nevojave e prioriteteve në vëmendje të Ambasadës së Izraelit.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit