Bazuar në ligjin me nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” është krijuar Inspektorati i Përgjithshëm, si një institucion publik qendror buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të Kryeministrit.
Inspektorati i Përgjithshëm ka si mision të tij të sigurojë përmirësimin dhe rritjen e nivelit të efektivitetit dhe përgjegjshmërisë gjatë kryerjes së veprimtarisë së inspektimit në Republikën e Shqipërisë.
1) miraton dhe aplikon rregulla për dokumentimin e veprimtarisë së inspektimit, si dhe raporton veprimtarinë e inspektorateve;
2) krijon një bazë të dhënash të qendërzuar, me profile individuale të subjekteve të inspektimit, me qëllim përmirësimin dhe rritjen e efektivitetit të inspektimeve, në respektim të parimeve të këtij ligji;
3) koordinon dhe monitoron veprimtaritë e inspektimit;
4) monitoron zbatimin e politikave dhe standardeve të inspektimit, të miratuara nga bordi i inspektimeve, si edhe të treguesve të performancës në fushën e inspektimit;
5) raporton përpara bordit të inspektimeve për çështjet që janë në funksion të këtij të fundit;
6) jep mendime për çdo nismë ligjore dhe nënligjore në fushën e inspektimit;
7) fillon menjëherë procedurën për ngritjen e komisionit disiplinor, kur konstaton shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore gjatë ushtrimit të detyrës për inspektorët e të gjitha niveleve;
8) kryen trajnimin, kualifikimin dhe çertifikimin e inspektorëve në bashkërendim me inspektoratet qendrore dhe vendore;
9) administron dhe përdor sistemin unik elektronik të inspektimit, që shërben për kryerjen e veprimtarisë inspektuese, shkëmbimin e të dhënave ndërmjet inspektorateve qendrore dhe vendore, bazës së të dhënave të institucioneve të tjera;
10) përcakton llojet e mjeteve teknologjike për kryerjen e veprimtarisë inspektuese online;
11) trajton të gjitha informacionet, ankesat, denoncimet e ardhura nga qytetarë ose persona fizikë apo juridikë për veprimtaritë e inspektorëve, si dhe procedurat e inspektimit të drejtuara, sipas formave të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative, përfshirë edhe ankesat që kryhen në platformën ndërqeveritare të ndërveprimit;
12) miraton çdo kërkesë nga inspektoratet qendrore dhe vendore për zbatimin, ndryshimin apo veprimet në sistemin unik “e-Inspektimi”;
13) lëshon kartën e inspektorit për inspektoratet qendrore, ndërsa për inspektoratet vendore kryhet nga kryetari i bashkisë;
14) përcakton rregullat për realizimin e veprimtarisë inspektuese në raste të jashtëzakonshme, kur nuk është i mundur përdorimi i sistemit elektronik të inspektimit;
15) mbikëqyr në terren procedurën e inspektimit të inspektorateve qendrore dhe vendore.
1) jep mendim këshillimor për programet vjetore dhe miraton programet mujore të inspektimit, të hartuara nga inspektoratet qendrore;
2) bashkërendon dhe mbikëqyr ligjshmërinë e veprimtarive inspektuese të inspektorateve qendrore;
3) mbikëqyr zbatimin e kërkesave ligjore nga inspektorët qendrorë për programimin, autorizimin dhe kryerjen e procesit të inspektimit;
4) jep mendim brenda 10 ditëve pune nga data e paraqitjes për programet buxhetore afatmesme dhe afatgjata, të hartuara nga inspektoratet qendrore;
5) kryen procedurat për ngritjen e komisionit të rekrutimit dhe ngritjes në detyrë të inspektorëve, komisionit disiplinor, si dhe komisionit të ankimit për vendimin përfundimtar.
1) koordinon, mbikëqyr ligjshmërinë e veprimtarive inspektuese të inspektorateve vendore, shmang mbivendosjet e kompetencave me inspektoratet qendrore, mbikëqyr procedurat e rekrutimit, ankimit dhe largimit të inspektorëve vendorë nga detyra, me qëllim garantimin e respektimit të standardeve në fushën e inspektimit;
2) mbikëqyr zbatimin e kërkesave ligjore nga inspektorët vendorë për programimin, autorizimin dhe kryerjen e procesit të inspektimit.
Inspektorati i Përgjithshëm për realizimin e funksioneve të tij ka të drejtë të kërkojë të gjithë informacionin e nevojshëm për veprimtarinë e inspektorateve qendrore dhe vendore, të inspektojë dosjet e inspektimit, si dhe çdo dokument tjetër të lidhur me programimin e kryerjen e procedimeve administrative të inspektimit.
Urdhri i strukturës së Inspektoratit të Përgjithshëm
Urdhër nr.32 datë 12.11.2024 Për një ndryshim në rregulloren "Për përcaktimin e procedurës së inspektimeve si një proces i rregullt administrativ", miratuar me urdhrin nr.25, datë 10.05.2018, i ndryshuar
Urdhër nr.24 datë 07.07.2024 "Koordinimin dhe Bashkërendimin e Inspektimeve në Fushën e Përdorimit dhe menaxhimit të Burimeve Ujore
Urdhër nr. 6, datë 16.04.2023 "Për kryerjen dhe bashkërendimin e inspektimeve për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit"
Udhëzim nr. 17 datë 20.04.2023 "Për bashkërendimin e funksioneve inspektuese në fushën e mbrojtjes së pyjeve
Për disa shtesa dhe ndryshime në Urdhrin nr.21, datë 10.06.2020 "Për Miratimin e Rregullave të Rregullores për Metodologjinë e Testimit të Inspektorëve Shtetëror dhe Vendorë
Urdher 18 date 23.06.2022 Per disa shtesa dhe ndryshime ne urdhrin nr.25 date 10.08.2018
Urdher 17 date 20.06.2022 per disa shtesa dhe ndryshime ne urdhrin nr.26 date 07.03.2017
Urdher 16 date 16.06.2022 per disa shtesa dhe ndryshime ne urdhrin nr 58 date 21.08.2014
Për zbatimin e Urdhrit nr 6 të Inspektorit të Përgjithshëm
Urdhër nr 6 Për hartimin dhe miratimin e kërkesave specifike për arsimimin e inspektorëve në ISH IV dhe strukturat e tjera inspektuese 2021
Urdhrin nr.21, datë 10.06.2020 "Për Miratimin e Rregullave të Rregullores për Metodologjinë e Testimit të Inspektorëve Shtetëror dhe Vendorë
Udhëzim Nr. 1, datë 25.02.2020, "Për procedurën e trajnimit, testimit fillestar dhe periodik, si dhe kriteret përkatëse të vlerësimit të inspektorëve shtetëror dhe vendorë".
Udhëzim Nr.1, datë 05.03.2021, "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr. 1, datë 25.02.2020, "Për procedurën e trajnimit, testimit fillestar dhe periodik, si dhe kriteret përkatëse të vlerësimit të inspektorëve shtetëror dhe vendorë".
Urdhër nr. 5, datë 21.01.2020, "Për zgjatjen e vlefshmërisë së kartës së inspektorit edhe gjatë viti 2020, deri në ristrukturimin e inspektorateve shtetërore/trupave inspektuese"
Urdhër nr. 32/1, datë 23.01.2019, "Për zgjatjen e vlefshmërisë së kartës së inspektorit edhe gjatë viti 2019, deri në ristrukturimin e inspektorateve"
Urdhër nr. 89, datë 07.12.2017, "Për zgjatjen e vlefshmërisë së kartës së inspektorit edhe gjatë viti 2018, deri në ristrukturimin e inspektorateve"
Urdhër nr. 284, datë 03.05.2017, "Për kryerjen e inspektimeve on-line"
Urdhër nr. 153, datë 09.03.2017, për një ndryshim në Urdhrin nr. 12, datë 10.04.2015, “Për miratimin e planit të veprimit për zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit të Inspektoratit Qendror
Urdhër nr. 24 datë 3.3.2017, "Për Miratim e Strukturës dhe Organikës së Inspektiratit Qendror
Urdhër nr. 26 datë 07.03.2017 "Për Miratimin e Dokumenteve Standard për Dokumentimin e Veprimtarisë së Inspektimit për Inspektoratet Vendore në Republikën e Shqipërisë"
Urdhër nr. 95, datë 16.02.2017, për “Kryerjen e inspektimeve online”
Urdher 32-1 date 15/07/2016 per disa ndryshime ne urdhrin nr 32 date 29/04/2014
Urdher nr-432 date 28/09/2016 per disa shtesa dhe ndryshime ne urdhrin nr 15 date 07/05/2015 rregullore portali e-inspektimi
Urdhri nr 15 date 07/05/2015 per miratimin e rregullave per perdorimin e portalit unik te inspektimeve
Urdher nr 13 date 23/04/2015 manuali i pergjithshem i inspektimit ne rsh
Urdher nr 12 date 10/04/2015 per te drejten e informimit ne iq
Urdher nr-7 date 19/02/2015 per miratimin e rregullave te pergjithshme baze per treguesit dhe kriteret e vleresimit te inspektimit
Urdher nr-6 date 19/02/2015 per miratimin e rregullave te pergjithshme baze mbi rbi
Urdher nr-5 date 19/02/2015 per miratimin e rregullave te pergjithshme baze per programimin e inspektimeve
Urdher 58 1 date 22/01/2015 per disa ndryshime ne urdhrin nr 58 date 21/08/2014
Urdher nr 58 date 21/08/2014 per miratimin e dokementave standrate te inspektimit
Urdher nr 28 date 17/04/2014 per miratimin e kodit te etikes per punonjesit e ish
Udhezim nr-65 date 19/09/2014 per bashkerendimin e zbatimit te ligjit nga duhani
Urdher nr-32 date 29/04/2014 per miratimin e modelit te kartes se Inspektorit
Urdher nr 5 date 31/01/2013 per miratimin e struktures dhe te organikes se Inspektoratit Qendror
Urdher nr 362 date 02/08/2012 per ngritjen dhe funksionimin e task force per mbrojtjen e shendetit nga podruktet e duhanit
Urdher nr 47 dt 10/04/2012 per ngritjen e grupit nderinstitucional te punes per monitorimin e zbatimit te reformes ne inspektime
Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.
Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.
Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.
Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.
Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit