Modulet e Trajnimit dhe Testimi fillestar dhe periodik

Bazuar në ligjin nr. 10433, datë 16.06.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”,

 

Inspektorati Qendror është institucion publik qendror, me mision përmirësimin e efektivitetit dhe përgjegjshmërisë së veprimtarive të inspektimit në Republikën e Shqipërisë. Në përmbushje të këtij detyrimi ligjor, Inspektorati Qendror bashkërendon veprimtarinë e trajnimit e të kualifikimit të inspektorëve, ku kriteret dhe rregullat e hollësishme janë parashikuar në Udhëzimin e Inspektorit të Përgjithshëm nr. 1, datë 25.02.2020, “Për procedurën e trajnimit, testimit fillestar dhe periodik,si dhe kriteret përkatëse të vlerësimit të inspektorëve shtetërorë dhe vendorë”, në bazë dhe për zbatim të të cilit është hartuar ky modul trajnimi. Nisur nga impakti gjithëpërfshirës që inspektimi ka, rezultatet e synuara janë:

 

✓ Inspektorë të kualifikuar, me aftësi të mira analitike dhe menaxhuese, me ndjenjë të lartë përgjegjshmërie gjatë kryerjes së veprimtarive të inspektimit.

✓ Inspektorë që performojnë në mënyrë më optimale, të drejtë dhe në zbatim të normave të etikës.

✓ Zhvillimin e performancës së inspektorateve / strukturave që kryejnë funksione inspektimi

nëpërmjet zhvillimit të performancës së inspektorëve apo trupave inspektuese.

✓ Zhvillimin e karrierës së inspektorëve bazuar në perfomancën e tyre dhe trajnimit për fitimin e aftësive shtesë.

 

Për këtë qëllim IQ, harton këtë program trajnimi si një formë të veçante të përmbajtjes dhe qëllimit të nevojshëm për trajnimin dhe testimin periodik dhe fillestar të inspektorit shtetëror dhe vendor.

 

Në zbatimi të ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë, gjithashtu ky program shihet si nevojë për t’i ofruar inspektorit njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme për realizimin e detyrave funksionale, në fushën e inspektimit. Programi është i rëndësishëm pasi përcakton nevojat konkrete se për çfarë duhet të trajnohet dhe testohet inspektori  si dhe për çfarë duhet të përgatitet ai, duke e formuar profesionalisht për të garantuar procedura inspektimi profesionale në të gjitha fushat e inspektimit në vend.

Programe trajnimi

INSPEKTORATI QENDROR

INSPEKTORATI SHTETËROR SHËNDETËSOR

AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT

AGJENCIA KOMBËTARE E BARNAVE DHE PAJISJEVE MJEKËSORE

INSPEKTORATI KOMBËTAR I MBROJTJES SË TERRITORIT

INSPEKTORATI SHTETEROR TEKNIK INDUSTRIAL

AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit