Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe të njoftimit për shpallje vende vakante të datës 18.05.2026, Inspektorati i Përgjithshëm njofton se:
Në përfundim të afateve të dorëzimit të dokumentacioneve, për përmbushjen e kushteve dhe të kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim për procedurën lëvizje nga jashtë sistemit:
Nuk pati aplikantë për pozicionet:
Inspektor në sektorin e Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore në Drejtorinë e Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Durrës,
- 1 (një) pozicion vakant
Inspektor (Veteriner) në Sektorin e Kontrollit në Pikën e Inspektimit Kufitar (Hani i Hotit), në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Shkodër,
- 2 (dy) pozicione vakante