Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e Komisionit të Rekrutimit dhe Ecurisë në Karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit dhe inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 241, datë 27.03.2013, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, në vijim të njoftimit për shpalljen e vendeve vakante, datë 03.04.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm njofton se:
Në përfundim të fazës së verifikimit paraprak të dokumentacionit të kandidatëve, për përmbushjen e kritereve të përgjithshme dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, rezulton se:
- për procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nuk ka kandidatë të kualifikuar.
Në këto kushte, në përputhje me parashikimet e VKM nr. 778, datë 19.12.2025, procedura e konkurrimit do të vijojë me fazën e rekrutimit nga jashtë sistemit të inspektimit.