NJOFTIM PËR LISTËN E KANDIDATËVE TË KUALIFIKUAR

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe në vijim të njoftimit të datës 20.04.2026,

Në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe të kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim për lëvizjen paralele, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e konkurrimit për pozicionin:

  • Inspektor në Sektorin e Kontrollit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Tiranë është:

Znj. Jonilda Cengu

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 12/05/2026, ora 10:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit