Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe në vijim të shpalljes së datës 17.06.2026.
Në përfundim të afatit të procesit të ankimimit, kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e konkurrimit për pozicionin:
Inspektor në Sektorin e Kontrollit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Durrës, janë:
· Albi Shkëmbi
· Deni Emiri
· Eugen Gashi
· Eurel Matoshi
· Klevi Kajmaku
· Luis Brami
· Saimir Qose
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 15/07/2026, ora 10:00 dhe intervista me gojë do të zhvillohet në datën 15/07/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.