15 Shtator, 2026
Komisioni i Rekrutimit dhe Ecurisë në Karrierë, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, i ngritur me anë të Urdhrit nr. 225, datë 14.07.2026, “Për ngritjen e Komisionit të Rekrutimit dhe Ecurisë në Karrierë (KREK), për zhvillimin e procedurave të rekrutimit, testimit fillestar dhe testimit periodik për pozicionet me funksione inspektuese pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, si dhe në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM-së nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e Komisionit të Rekrutimit dhe Ecurisë në Karrierë”, si dhe të VKM-së nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, njofton se, në përfundim të procedurës së rekrutimit për konkurrim jashtë sistemit, për pozicionin:
- Inspektor në Sektorin e Kontrollit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU, pranë Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Berat (1 vend vakant)
Nuk pati kandidatë fitues.