Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të inspektoratit qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit nr. 232, datë 05.12.2024, “Për disa ndryshime në Urdhrin nr. 119, datë 28.07.2022, të Kryeministrit ‘Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor’”, VKM nr. 241, datë 27.03.2013, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”, si dhe në vijim të shpalljes së publikuar më datë 27.08.2026, bëhet e ditur se:
Procedura e konkurrimit e lëvizjes paralele për pozicionin “Inspektor”, pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Qendror, përfundon pa kandidat fitues.