NJOFTIM PËR REZULTATET E VLERËSIMIT PËRFUNDIMTAR

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqiperise”, i ndryshuar, te vkm nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Pergjithshëm”, tế vkm nr. 712, datë 26.11.2025, “Per percaktimin e regullave te hollesishme per funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karriere”, te vkm nr. 778, date 19.12.2025, “Per perzgjedhjen, emërimin, vleresimin e rezultateve nü puně, disiplinen, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Pergjithshëm”, si dhe njoftimit per shpallje vende vakante te datës 05.03.2026, njotton se:

Në perfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për permbushjen e kushteve dhe te kërkesave të posaçme të percaktuara në shpalljen për konkurrim per procedurën levizje paralele dhe ngritje në detyrë nuk ka kandidate aplikues ndersa per proceduren jashte sistemit kandidate te kualifikuar per të vazhduar fazën e konkurrimit për pozicionin:

  • Pergjegjes Sektori, Sektori i Mbiköqyrjes për Inspektimet në Bujqësi dhe Ushqim, Klasa III-1

Z Gazmir Spahiu (Jashtë sistemit)

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit