Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të njoftimit për shpallje të datës 19.06.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:
- POZICIONI VAKANT
- Pozicioni: Inspektor në Sektorin e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave
- Struktura: Drejtoria Rajonale Berat
- Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
– Numri i vendeve vakante 2 (dy)
– Klasa IV-3
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të zotërojë Diplomë Bachelor /master profesional dhe shkencor në shkencat e Inxhinierisë së Mjedisit, Klima dhe Mjedisi, Kimi Industriale dhe Mbrojtje Mjedisi, Inxhinieri Agrare, Inxhinieri Agromjedisi dhe Ekologjike, Inxhinieri Agrare me profil shkenca Agronomike, Inxhinieri Agromjedisi, Menaxhim i Burimeve Natyrore, Biokimi, Gjeologji, Agronomi, dhe Inxhinieri nafte;
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
- Të ketë jo më pak se 1 (një) vit përvojë pune në sektorin publik ose privat;
- Të ketë eksperiencë pune në fushën e mjedisit, mbrojtjes së natyrës, monitorimit mjedisor, menaxhimit të burimeve natyrore, emergjencave civile ose fusha të ngjashme;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin mjedisor dhe procedurat e monitorimit, kontrollit dhe mbrojtjes së mjedisit;
- Të ketë aftësi për kryerjen e inspektimeve në terren, evidentimin e problematikave mjedisore dhe hartimin e dokumentacionit përkatës;
- Përvoja në institucione publike, struktura të mbrojtjes së mjedisit;
- Të ketë aftësi të mira organizative, komunikuese dhe bashkëpunimi në grup;
- Të zotërojë aftësi në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (Word, Excel, PowerPoint);
- Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në fushën e kërkuar ose administrimit publik;
- Preferohet të jenë njohës të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të Bashkimit Europian.
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Përveç detyrave të përgjithshme funksionale, në përshtatje me kushtet specifike të punës në terren dhe për ushtrimin efektiv të juridiksionit përkatës territorial dhe respektimit të skemës së brendshme hierarkike, Inspektori i Drejtorisë Rajonale ushtron këto detyra të veçanta;
- Punon në vijimësi për përditësimin e informacionit mbi situatën mjedisore, si dhe njohjen e detajuar të shtrirjes gjeografike të territorit që mbulon;
- Zbaton me përpikmëri grafikët e miratuar, apo urdhrat e veçantë të eprorit kompetent, për kontrollin dhe mbikëqyrjen sistematike të territorit;
- Përgjigjet drejtpërdrejt për zbatimin e ligjshmërisë dhe respektimin e etikës zyrtare dhe korrektesës në marrëdhënie me subjektet që i nënshtrohen procedurave të kontrollit dhe inspektimit;
- Përgjigjet drejtpërdrejtë për zbatimin e ligjshmërisë, evidentimin dhe plotësimin korrekt të formularëve që dokumentojnë ushtrimin e përgjegjësive procedurale të kontrollit të inspektimit;
- Bashkërendon punën me përgjegjësin e sektorit për përmbushjen e detyrave dhe objektivave të mësipërm.
- DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë
- Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
- Dëshmi Penaliteti;
- Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt, vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
- AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë.
Afati i fundit: 09/07/2026
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën nga jashte sistemit 13/07/2026
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 30/07/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 30/07/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
- FUSHAT E TESTIMIT
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” I ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
- Njohuritë mbi ligjin nr 9115/2003 i ndryshuar me ligjin nr. 34/2013 “ Për Trajtimin Mjedisor të Ujërave të Ndotura”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 29/2024 “Për Burimet Ujore”
VII. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;