Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të kërkesës për shpallje nr. 3935 prot., datë 02.07.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele për pozicionin:
POZICION VAKANT
- Pozicioni: Inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit
- Struktura: Drejtoria Rajonale Tiranë
- Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
- Numri i vendeve vakante 1 (një)
- Klasa IV-3
LËVIZJA PARALELE
I. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë Diplomë Bachelor /Master Profesional / Shkencor, në të gjitha fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës, Urbanistikës, Gjeologjisë, Inxhinierisë Mekanike;
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
II. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Mbulon veprimtarinë për ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave në fushën e ndërtimit dhe planifikimit brenda territorit të qarkut, në koordinim me Drejtorinë e Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit qendër dhe me miratim të Kryeinspektorit.
- Punon në vijimësi për përditësimin e informacionit mbi situatën ndërtimore, si dhe njohjen e detajuar të shtrirjes gjeografike të territorit që mbulon.
- Zbaton me përpikmëri grafikët e miratuar, apo urdhrat e veçantë të eprorit kompetent, për kontrollin dhe mbikëqyrjen sistematike të territorit.
- Përgjigjet drejtpërdrejt për zbatimin e ligjshmërisë dhe respektimin e etikës zyrtare dhe korrektesës në marrëdhënie me subjektet që i nënshtrohen procedurave të kontrollit dhe inspektimit.
- Përgjigjet drejtpërdrejt për zbatimin e ligjshmërisë dhe ushtrimin e përgjegjësive proceduriale të kontrollit të inspektimit
III. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesën për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
IV. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë:Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Afati i fundit: 20/07/2026.
V. FAZAT E KONKURRIMIT
1. Vlerësimi Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 23/07/2026.
2. Intervista me gojë
- Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 04/08/2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
VI. FUSHAT E TESTIMIT
Testimi do të përfshijë njohuri mbi:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i Ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 8 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr 8402 datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 7 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr 9290, datë 7.10.2004 “Për Produktet e Ndërtimit”, i ndryshuar me Ligjin nr.19/2013
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:
- Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
VII: MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
a. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
b. intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë.