NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9154, datë 6.11.2003 ‘’Për arkivat’’, i ndryshuar, si dhe në VKM nr. 821, datë 26.12.2024 ‘’Për miratimin e rregullores ‘’Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe të organeve që funksionojnë pranë saj’’, si dhe kërkesës për shpallje të vendeve vakante nr. 7217 Prot., datë 16.07.2026,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele për pozicionin:

POZICION VAKANT

  • Pozicioni: Inspektor, në Sektorin e Inspektimit Jug,
  • Institucioni: Drejtoria e Inspektimit, DPA
  • Qarku: Gjirokastër
  • Numri i vendeve vakante 1 (një)
  •  Klasa IV-1

 

 

LËVIZJA PARALELE
  1. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:

 

  • Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në “Shkenca shoqërore”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njëhsuara sipas legjislacionit shqiptar.
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
II.                 PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
  • Inspekton sekretari-arkivat e institucioneve shtetërore vendore, në bazë të ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjit  “Për arkivat”, i ndryshuar.
  • Ndjek zbatimin e detyrave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për inspektimet.
  • Pezullon procese të punës arkivore, kur ato kryhen jashtë kërkesave të akteve ligjore e nënligjore dhe merr masa administrative dhe sanksione ligjore në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
  • Mban kontakte pune dhe zyrtare me institucionet që ligji i detyron të dorëzojnë si pasuri kombëtare pranë arkivave të përhershëm në varësi të DPA-së, dokumentet e krijuara prej tyre, në afatin e parashkuar nga ligji.
  • Organizon konsulta e takime me arkivistët dhe titullarët e institucioneve të qarkut të tij të veprimit për mbarëvajtjen e punëve arkivore.
  • Dhënien e mendimeve për unifikimin dhe zgjidhjen e problematikave në fushën e arkivave, nëpërmjet përmirësimit të akteve ligjore dhe nënligjore, procedurave dhe akteve të tjera administrative.
  • Ndihmon funksionimin e komisioneve të ekspertizës në institucionet vendore. Asiston e kontrollon përpunimin e dokumenteve të institucioneve të administratës shtetërore rajonale e vendore, që përgatiten për t’u dorëzuar në arkivin e përhershëm. 
  • Merr në dorëzim dhe e dorëzon në arkivin e përhershëm përkatës, dokumentacionin e përpunuar të institucioneve vendore.
III.              DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
IV.      AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit      të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.

Afati i fundit: 27/07/2026.

V.         FAZAT E KONKURRIMIT
1.   Vlerësimi Paraprak
  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 30 /07/2026,
2.     Intervista me gojë

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 11/08/2026, ora 10:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.

VI.      FUSHAT E TESTIMIT
Kandidatët gjatë testimit me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:
  • Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 ‘’Për Arkivat’’;
  • Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë;
  • Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 ‘’Për rregullat e etikës në administratën publike’’;
  • Ligji nr. 119/2014 ‘’Për të drejtën e informimit’’.
  • Ligji nr. 99/2024’Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë’’ dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
  • VKM nr. 874, datë 29.09.20211 ‘’Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administrates publike’’

 

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:
  • Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
  • MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:

  • Intervista me gojë – deri në 60 pikë;
  • Dokumentacioni – deri në 40 pikë.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit